VIDEO/ “Xholi” i Cungut nderon Kukësin, Uilliam i jep 3 pikë verilindorëve përballë Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 15:53

VIDEO/ “Xholi” i Cungut nderon Kukësin, Uilliam i jep 3 pikë verilindorëve përballë Laçit

Kukësi doli me 3 pikë nga ndeshja me Laçin në “Elbasan Arena”, teksa mposhti kurbinasit me rezultatin e ngushtë 0-1, falë një goli të brazilianit Uilliam Kordeiro Melo. Ndeshja ishte shumë e vakët dhe pa shumë raste.

bandicam 2018-10-28 15-53-36-881

Në fillim, iniciativën e patën të besuarit e Mërgjyshit, që me disa kombinime të bukura por edhe me goditje nga jashtë zone, provuan drejt portës së Frashërit, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë, i pa ekipet mjaft të ndrojtura, dhe asnjë nuk rrezikonte për të marrë përsipër më shumë se duhet. Por, zhbllokimi erdhi në minutën e 60-të, ku Shafik dha një top fantastik për Uilliam, dhe i vetëm me Selmanin, braziliani nuk fali.

Deri në fund, Kukësi administroi avantazhin, ndërsa Laçi u duk i pafuqishëm për të reaguar. 3 pikë të arta këto për ekipin e Cungut, ndaj një kundërshtari mjaft të vështirë, që tashmë ngjitet në kuotën e 19 pikëve, 1 më pak se Skënderbeu.

 

 

Laçi-Kukësi 0-1

GOL: Uilliam 60′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. Laçi-Kukësi 0-1

92′ Karton i verdhë për Stivi Frashërin, për vonesa në lojë.

90′ 4 minuta shtesë.

89′ Kalaja del i vetëm me Selmanin brenda zone, godet, por portieri me trup bën shpetimtarin.

87’ Del nga fusha edhe Uilliam, Cungu fut Kalanë në lojë.

85’ Largohet i dëmtuar nga fusha e lojës Ylli Shameti. Në vendin e gjirokastritit, Harallamb Qaqi.

83’ Mërgjyshi kryen edhe një zëvendësim tjetër. Berisha del nga fusha e lojës, futet Prengaj.

78’ Top në zonë për Rexhinaldon, dhe sulmuesi e lë për Shkodrën, ky i fundit godet nga jashtë zone, por topi mbi portë.

74’ Ndërrimi i parë te Laçi. Jonuzi i lë vendin Smaçit.

63′ Goditje e Ethemit nga jashtë zone, por topi jashtë kuadratit.

60’ GOOOOL Shënon Kukësi me anë të Uilliam Kordeiro Melo. Shafik jep një pasim fantastik, dhe braziliani nuk fal i vetëm me Selmanin. Festë e madhe te stoli i Kukësit, ku shihet edhe Rexhinaldo që përqafon trajnerin Cungu.

57’ Top i rrezikshëm ai që Selmani jep brenda zone për Toron. Mbrojtësi nuk rrezikon, dhe i jep Kukësit një goditje këndi.

50’ Provon Ethemi nga distanca, por topi përshëndet rrjetën e jashtme të portës.

48’ Provon Shkodra nga një largësi e madhe me të djathtën, por Selmani grushton për në goditje këndi.

46’ Nis pjesa e dytë, me një lëvizje tek ekipi i Kukësit. Çyrbja mbetet në dhomat e zhveshjeve, në fushë Valon Ethemi.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Kukësi 0-0

45′ 1 minute shtesë.

34′ Altinparmakovski godet nga distanca, por topi bllokohet nga mbrojtja.

28’ Çyrbja hedh një top në sulm, ku gjendet rrezikshëm Rexhinaldo, por Toro në fillim, e më pas Fangaj, largojnë rrezikun.

26’ Shkodra niset bukur drejt qendrës së zonës, pasi ul një top të gjatë, por Berisha e ndal në një kohë vonesë, dhe goditje dënimi për verilindorët.

20’ Çyrbja niset në të djathtë pas një pasimi të Shkodrës, por krosimi i tij nuk gjen Rexhinaldon në zonën e portierit Selmanit.

18’ Najdenov provon befasin, godet nga distanca, por gjuajtja e tij shumë mbi traun e portës.

8’ Najdenov jep një top fantastik mes mbrojtjes së Kukësit për Shtubinën, por ky i fundit nuk arrin të shtyjë si duhet topin drejt portës së Frashërit.

5’ Krosim i Berishës nga e djathta për në qendër të sulmit të Laçit, por Frashëri kontrollon i sigurt me duar.

2’ Mbetet i shtrirë për pak minuta Uilliam, pasi shkelet nga Toro gjatë një luftimi për një top në sulmin e Kukësit.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

 

FORMACIONET

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Najdenov, Berisha, Altinparmakovski, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi

bandicam 2018-10-28 13-43-44-343

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Dzaria, Uilliam, Shafik, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

bandicam 2018-10-28 13-44-21-426

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Fatmir Lamaj, Hermal Llapra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"