VIDEO/ Xhokoviç mbetet “mbret” i Uimbëlldonit, tenisti serb mund në finali Kirios dhe shkon në 21 “Grand Slam”-e

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2022 | 18:26

VIDEO/ Xhokoviç mbetet “mbret” i Uimbëlldonit, tenisti serb mund në finali Kirios dhe shkon në 21 “Grand Slam”-e

Novak Xhokoviç ka arritur të triumfoi në Uimbëlldon duke mundur në finalen e madhe tenistin australian, Nik Kirios.

xhokovic

Sfida nisi më mirë për australianin, i cili arriti të fitonte dhe setin e parë, 4-6. Më pas ishte Xhokoviç ai që dominoi takimin duke fituar tre setet e radhës, 6-3, 6-4 dhe 7-6.

Ky është Uimbëlldoni i shtatë i fituar nga Xhokoviç dhe i dyti radhazi, ndërkohë që rekordin e mban Roxher Federer me tetë. Ndërkohë për sa i përket “Grand Slam”-eve, serbi shkon në 21 të tillë dhe qëndron një më pak se Rafa Nadal, të cilin do të mundohet ta arrijë në “US Open”.

xhokovic

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"