VIDEO/ Xhika pret gjithçka! Vllaznia djeg një shans të artë, Kukësi reziston në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:59

VIDEO/ Xhika pret gjithçka! Vllaznia djeg një shans të artë, Kukësi reziston në Shkodër

Është mbyllur pa gola surpersfida e javës së 23-të mes Vllaznisë dhe Kukësit. Shkodranët e Brdariç, dogji një shans të artë, për t’u shkëputur në krye, teksa nuk arritën të përfitonin nga ndalesat e Partizanit, Teutës dhe Laçit.

bandicam 2021-03-08 15-58-24-488

Dashamir Xhika, ishte heroi që i mohoi triumfin shkodranëve. Gardiani kryeqytetas priti gjithçka, teksa rasti më kulminant ishte ai i minutës së 71-të, kur Xhika arriti të neutralizonte 11-metërshin e Demir Imerit.

Ndërkohë për sa i përket verilindorëve, edhe ata patën shanset e tyre me anë të Ibraimit, por nuk arritën t’i shfrytëzonin. Me këtë barazim, Vllaznia vijon të kryesojë me 1 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi. Ndërkohë Kukësi i Josës është pozicionuar në vendin e 6-të me 31 pikë.

FT: VLLAZNIA-KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+5′ Ibraimi provon me një gjuajtje nga distanca, por grushton mjaft mirë portieri Zogoviç.

90+4′ Malazezi Kaleziç është futbollisti i fundit i ndëshkuar i sfidës.

90+3′ Tjetër zëvendësim i detyruar te shkodranët, largohet nga fusha Nija Vexhi i dëmtuar, vendin e tij e merr Dajan Shehi.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ Raste pafund të shpërdoruara nga shkodranët, Imami nuk koordinohet dot siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një tjetër shans të artë.

84′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Dragoshi, vendin e tij e merr Peposhi.

82′ Dilaver ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Tjetër mundësi e artë për Vllazninë me Demir Imerin, tentativa e tij brenda zonës, shkoi ngjitur me shtyllën. Pa fat shkodranët në këto minuta.

78′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Gashi, vendin e tij e merr Leira.

76′ Tjetër mundësi shënimi për Vllazninë, kësaj here ishte Kaleziç, i cili provoi nga e majta e zonës, por tentativa e tij me të majtën ishte jashtë portës së Xhikës.

74′ Pranë golit të avantazhit Kukësi me Eze, gjuajtja e tij në afërsi të pikës së penalltisë shkon mbi kuadrat.

71′ Dashamir Xhika i pakalueshëm. Gardiani i skuadrës verlindore i pret penalltinë Demir Imerit. Zhgënjim i madh në stolin e shkodranëve.

70′ Penallti për Vllazninë. Pas dueleit mes Bruno Lulajt dhe Cise gjyqtari Meta akordon 11-metërsh për vendasit. Nuk janë dakord kuksianët.

65′ Zëvendësim te Vllaznia, largohen Kalaja, Kruja dhe Ardit Hoxhaj. Në vend të tyre, Imeri, Dilaver dhe Cise.

59′ Gashi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës.

55′ Rrezikon Vllaznia me një këndore, tentativa e Eni Imamit, devijohet dhe shkon në rrjetën e jashtme, por për gjyqtarin nuk kemi të bëjmë me këndore.

52′ Taipi provon me të majtën nga goditja e dënimit, tentativa e tij devijohet në këndore.

51′ Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë për prekje të topit me dorë jashtë zonës.

51′ Ibraimi provon me një tentativë brenda zonës, por gjuajtja e tij ndalet në vështirësi nga portieri Zogoviç.

50′ Lojtarët e Kukësit pretendojnë për prekje të topit me dorë brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Meta që sinjalizon vazhdimin e lojës.

47′ Vllaznia për pak sa nuk i dhuron një tjetër shans Kukësit, teksa Zogoviç tregohet i shpejtë, duke fituar duelin me Eze.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Tjetër shans i shpërdoruar për Vllazninë, tentativa e Kalasë u ndal në trupin e portierit Xhika, i cili ka qenë i pakalueshëm në pjesën e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Tsintsaxe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

38′ Kaleziç nuk ka fatin me vete në këtë minutë. Pas harkimit nga këndi, mesfushori i skuadrës shkodrane fiton duelin me Kurdiç, godet bukur me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

37′ Sërish Kukësi me Ibraimin, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

36′ Shpëton për mrekulli Vllaznia. Imami kthen një top të gabuar mbrapa, duke i dhënë një asist Ibramit, që provoi me një gjuajtje, por portieri Zogoviç bën heroin, duke i mohuar golin verilindorëve.

33′ Goditje nga këndi për Vllazninë, provon Gurishta me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

23’ Jonuzi mundohet të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij nuk ishte e saktë.

21′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet Da Silva i dëmtuar, vendin e tij e merr Kaleziç.

20′ Tjetër ndërhyrje vendimtare e Dashamir Xhikës. Pas asistit të Kalasë, Ardit Hoxhaj, zhytet bukur me kokë, por fantastike pritja e gardianit të Kukësit.

20′ Goditja e parë nga këndi në këtë ndeshje i përket Kukësit. Harkimi i Ibraimit grushtohet nga Zogoviç.

16′ Nuk arrin të përfitojë Arlind Kalaja, pas një asist të bukur nga Nija Vexhi, por tentativa e sulmuesit shkodran brenda zonës, u ndal nga futbollistët e Kukësit.

14′ Goditje dënimi për Kukësin, kapiteni Ibraimi harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, por largon Adili.

9′ Rast i parë i rrezikshëm i sfidës. Ishte togolezi Nija Vexhi, i cili pas një aksioni të bukur të shkodranëve, provoi nga e majta e zonës, por topi u ndal nga Xhika.

5′ Ndeshja ka nisur e qetë me të dyja skuadrat që studiojnë njëra-tjetrën. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Krymi, Jonuzi, Nija Vexhi, Da Silva, Hoxhaj, Kalaja. Trajner: Thomas Brdariç

KUKËSI: Xhika, Baravikas, Lulaj, Kurdiç, Demiri, Taipi, Tsintsaxe, Peposhi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

Vllaznia-Kukesi protokolli

GJYQTAR: Kridens Meta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"