VIDEO/ Xhemajli i jep fitoren Zyrihut, Fenerbahçe nuk zhgënjen. Mësoni rezultatet e mbrëmjes në “playoff”-in e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 23:03

VIDEO/ Xhemajli i jep fitoren Zyrihut, Fenerbahçe nuk zhgënjen. Mësoni rezultatet e mbrëmjes në “playoff”-in e Ligës së Europës

Liga e Europës luajti fazën e parë “play-off” ku pritet të mësojë skuadrat e fundit që do të jenë pjesë të grupeve në turneun e dytë për klube në Europë, nga rëndësia.

europa-league-trophy_146zz840mgbka13bi1mw6wro5q

Sfidat nuk dhuruan shumë surpriza, me pretendentët që arritën të triumfonin, përveç Gentit që u surprizua nga Omonia në shtëpi.

Blerim Xhemajli ishte ai që i dha fitoren Zyrihut me një gol përballë Harts, ndërsa Fenerbahçe mundi në transfertë me rezultatin 0-2 Austrinë e Vienës, për të hedhur një hap të sigurt drejt grupeve të Ligës së Europës.

REZULTATET:

HJK-Silkeborg 1-0

Ferencvarosh-Shemrok Rovers 4-0

Malmo-Sivaspor 3-1

Zyrih-Harts 2-1

 GOLI I XHEMAJLIT

Apollon-Olimpiakos 1-1

Pjunik-Sherif Tiraspol 0-0

Ludogorets-Zalgiris 1-0

Dnjipro 1-AEK Larnaka 1-2

Gent-Omonia 0-2

Austria Vjenë-Fenerbahçe 0-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"