VIDEO/ “Xhamadani vija vija”, Hyka prezantohet me këngë shqiptare te ekipi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 21:30

VIDEO/ “Xhamadani vija vija”, Hyka prezantohet me këngë shqiptare te ekipi i ri

Lojtari shqiptar Jahmir Hyksa ndryshoi ekip para pak ditësh, teksa kaloi nga Makabi Netaja te skuadra tjetër izaraelite e Nes Ziona.hYKA

Në këtë ekip, 31-vjeçari do të ketë mendësinë të luajë edhe me një tjetër shqiptar, siç është Sabien Lilaj.

Të dy lojtarët do të kenë mundësi të japin akoma më shumë për ekipin izraelit dhe shpresojnë të përshtaten së bashku.

Së fundmi Hyka është prezantuar para shokëve, ku siç ndodh në çdo ekip, duhet të këndojë përpara pjesës tjetër.
bandicam 2020-02-12 20-38-10-959

Mesfushori ka vendosur të këndojë një këngë patriotike, siç është “Xhamadani vija vija”. Një moment shumë i bukur ky, teksa duket se Hyka ka gjetur harmoni te ekipi i tij i ri.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"