Video / Xhaka dhe Uellbek i japin fund pathyeshmërisë së Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 19:23

Video / Xhaka dhe Uellbek i japin fund pathyeshmërisë së Mançester Junajtid

Merr fund seria prej 25 ndeshjesh radhazi pa humbej e Mançester Junajtid të Zhoze Murinjos dhe ndodh pikërisht përballë skuadrës së Arsenalit, që drejtohet nga “armiku i përbetuar” i portugezit, Arsen Venger. Por dukej qartësisht që skuadra e Murinjos nuk ishte edhe aq e përqendruar, duke menduar më shumë për takimin e Ligës së Europës që mund t’i çojë në finalen e turneut dhe mund t’u sjellë pejsëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

400E11F800000578-4482048-image-a-240_1494173613443

Murinjo kishte kursyer disa titullar për këtë sfidë, duke i dhënë mundësinë 19-vjeçarit Tuanzebe të debutonte që nga minuta e parë në kampionatin anglez. Megjithatë, për Arsenalin nuk ishte krejtësisht e thjeshtë të fitonte këtë ndeshje edhe pse dominoi takimin.

xhaka

U desh një gjuajtje e Xhakës, e devijuar nga Herrera për të mposhtur De Gean në minutën e 54-t dhe për t’u dhënë avantazhin topçinjve. Ndërsa 3 minuta më vonë, goli i Uellbek me kokë vulosi rezultatin 2-0 që do të mbetej i pandryshuar deri në fund.

Me këtë rezultat, Mançester Junajtid ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të luftojë më në kampionat për renditjen në zonën e Ligës ë Kampioneve dhe do ta kërkojë nëpërmjet Ligës së Europës. Ndërsa Arsenali vazhdon të shpresojë, edhe pse aktualisht gjendet 6 pikë larg vendit të katërt, por me një ndeshje më pak të luajtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"