VIDEO/ Vuan Flamurtari, Besa fitore me 3 gola brenda në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:54

VIDEO/ Vuan Flamurtari, Besa fitore me 3 gola brenda në Vlorë

Besa e Kavajës ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin e pastër 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Grupit B të Kategorisë së Parë. Dominim absolut i verdhezinjve të drejtuar nga trajneri Mërgjyshi, të cilët arritën një triumf më të lehtë nga ç’mund ta kishin menduar.

 

bandicam 2020-11-22 14-15-18-491

Ishte braziliani Kaina, ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 7-të, duke kaluar në avantazh kavajasit. Për të dyfishuar shifrat mendoi Zeqiri në minutën e 55-të, ndërkohë që “kapakun” momentit të errët të vlonjatëve ja vendosi autogoli qesharak i futbollistit Balilaj në minutën e 80-të.

Vlen të theksohet fakti që Flamurtari e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, teksa Kreshpa u ndëshkua me 2 kartona të verdhë në minutën e 59-të. Me këtë fitore Besa u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Flamurtari mbetet në kuotën e 1 pike.

FT| Flamurtari-Besa 0-3

Kaina 7’, Zeqiri 55′, Balilaj 80′ (autogol)

Mbyllet pjesa e parë!

28′ E pabesueshme çfarë ka humbur Da Silva, i cili i vetëm me portierin nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"