VIDEO/ Vrioni nuk di të ndalet, sulmuesi i Kombëtares shënon në sfidën për Europën dhe barazon Adejemin në garën për golashënues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 18:11

VIDEO/ Vrioni nuk di të ndalet, sulmuesi i Kombëtares shënon në sfidën për Europën dhe barazon Adejemin në garën për golashënues

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Xhiakomo Vrioni, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe përballë Rapidit të Vienës në sfidën “playoff” për Ligën e Konferencës.

bandicam 2022-05-26 18-03-06-623

23-vjeçari shënoi në minutën e 27’ për të shkurtuar diferencën me rivalët, duke e çuar rezultatin në 1-2, me anë të një gjuajtje me të majtën dërgoi topin në rrjetë.

Kështu Vrioni shkon në kuotën e 19 golave, po aq sa sulmuesi gjerman i Salzburg, Karim Adejemi. Nëse sulmuesi kuqezi do të gjejë dhe një herë rrjetën, atëherë ai do të bëhet golashënuesi i sezonit në Bundesligën austriake.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"