VIDEO/ Vrioni i mahnit të gjithë te Juventusi, shënon supergol me një predhë nga 30 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:12

VIDEO/ Vrioni i mahnit të gjithë te Juventusi, shënon supergol me një predhë nga 30 metra

Grumbullimi me ekipin e parë të Juventusit duket se i ka bërë shumë mirë sulmuesit shqiptar, Xhakomo Vrioni, i cili është rikthyer në një superformë te ekipi i 23-vjeçarve.vrioni

Juventusi i kësaj grup moshe luante me Karresen ditën e sotme, për fazën e “play-off” të Serisë C.

Kur bardhzinjtë ishin në disavantazhin e dy golave, trajneri i bardhezinjve aktivizon Vrionin në minutën e 64’, e cila rezultoi një lëvizje e goditur, pasi shqiptari shënoi golin e parë për Juven në minutën e 75’ me një predhë me të majtën nga rreth 30 metra.

Pas kësaj bardhezinjtë u hodhën në sulm dhe në minutën e 90’ shënuan golin e barazimit, i cili nuk vlejti për t’i kaluar ata në çerekfinale për fazën “play-off” në Serinë C.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"