VIDEO/ Vora “shkërmoq” Elbasanin në finale dhe fiton kupën historike të Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 18:33

VIDEO/ Vora “shkërmoq” Elbasanin në finale dhe fiton kupën historike të Kategorisë së Dytë

Vora ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 5-2 në finalen e Kategorisë së Dytë. E gjithë sfida foli për skuadrën nga periferia e kryeqytetit e cila e dominoi takimin. Dopieta e Sejdinit dhe e Ferrajt si dhe goli i Laçës, i sollën trofeun e parë historik skuadrës së trajneri Çani.

Vora

Elbasani i Merxhës u tregua i pafuqishëm në këtë finale përballë Vorës supëriore. Në fushën e lojës u dallua qartë disniveli mes këtyre 2 skuadrave. Kotorri me 11-metërsh dhe Dishani ishin autorët e golave për Elbasanin. Si Vora ashtu edhe Elbasani sezonin e ardhshëm do të militojnë në Kategorinë e Parë.

Vora

LIVE| ELBASANI-VORA 2-5

Kotorri 62′, Dishani 79′ / Sejdini 10′, 26′, Ferraj 54′, 76′, Laçka 86′

Elbasani formacionet

Vora formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"