VIDEO| Volfsburgu bën për “aspirinë” Leverkusenin, Verderi dhe Rashica ndalin Mynshenglabahun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 22:43

VIDEO| Volfsburgu bën për “aspirinë” Leverkusenin, Verderi dhe Rashica ndalin Mynshenglabahun

Përfunduan sot 4 ndeshjet e para të javës së 28-ë të kampionatit gjerman. Pas përfundimit të supersfidës Borusia Dortmund-Bajern Mynih u zhvilluan dhe 3 takimet e tjera të orës 20:30.
volfsburg
Volfsburgu arriti të shënonte një rezultat spektakolar ndaj Bajer Leverkusenit. Miqtë turpëruan “aspirinat” me rezultatin e thellë 1-4.  Një ndeshje me emocione ishte dhe Eintraht Frankfurt-Frajburg. Kur dukej se miqtë po shkonin drejt fitores së sigurtë të takimit, Eintrahti realizoi dy herë brenda 3 minutave duke e mbyllur takimin në barazim 3-3.

Verder Bremeni i Milot Rashicës ndali Borusia Myshenglabahun e vendit të katërt në barazim 0-0, por ky rezultat nuk i jep gëzim ekipit, pasi ka ende punë për të bërë në mënyrë që të sigurojë mbijetesën.

FT: BAJER LEVERKUSEN-VOLFSBURG 1-4

FT: EINTRAHT FRANKFURT-FRAJBURG

FT: Verder Bremen-Borusia Mynshenglabah 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"