VIDEO/ Vlonjati Dejvi Bregu “vret” Flamurtarin, Skënderbeu rikthehet te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 18:52

VIDEO/ Vlonjati Dejvi Bregu “vret” Flamurtarin, Skënderbeu rikthehet te fitorja

Skënderbeu ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Goli i vlonjatit Dejvi Bregu në minutën e 89-të i dha fitoren skuadrës së Orges Shehit.

bandicam 2018-11-11 17-00-42-964

Një përballje spektakolare ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, por në fund janë vendasit ata që festojnë. Në minutën e 4-t, vlonjatët gjetën golin e avantazhit me Bushiç, por ky gol nuk vlejti për shkak të një prekje të topit me dorë brenda zonës. Lojtarët kuqezinj nuk ishin dakord me këtë vendim duke protestuar.

bandicam 2018-11-11 18-47-40-036

 

Rastet për shënim nuk munguan, por për mërit të portierëve kundërshtar, ndeshja mbeti e pandryshuar deri në minutën e 89-të atëherë kur Bregu gjen rrugën e rrjetës.

bandicam 2018-11-11 17-04-23-605

Me fitoren e sotme Skënderbeu ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Partizanit. Ndërkohë që vlonjatët mbajnë vendin e 6-të me 19 pikë në 13 ndeshje.

SKËNDERBEU-FLAMURTARI 1-0

Bregu 89′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90+2′ Zëvendësim te Skënderbeut, largohet Dejvi Bregu në fushë, Oto Xhon.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0. Vlonjati Dejvi Bregu ndëshkon Flamurtarin. Pas një harkimi të Vangjelit, Bregu i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe nga fare pranë, dërgon topin në rrjetë. 

88′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Abazi në fushë Sambou.

84′ Rast idela për Flamurtari. Bushiç provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por Teqja bën heroin duke u zgjatur dhe duke larguar rrezikun në këndore.

82′ Zëvendësim i tretë te Flamurtari, largohet Mustafa në fushë Artim Pollozhani.

81′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gripshi në fushë Ardit Hoxhaj.

75′ Korçarët po provojnë në çdo mënyrë të rrezikojnë portën e Koliçit, por mungojnë gjuajtjet drejt katërkëndorit.

73′ Zëvendësim i dytë te Flamurtari, largohet Musta, vendin e tij e zë Kotobelli.

68′ Korçarët ushtrojnë presion të vazhdueshëm, në portën e vlonjatëve, por Siljanovski largon rrezikun pas një harkimi të Gripshit.

64′ Skënderbeu pretendon për 11-metërsh pas rrëzimit të Krasniqit brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Beqiri.

59′ Zëvendësim te Flamurtari,  largohet Beqaj në fushë Andi Ribaj.

55′ Ndëshkohet Siljanovski me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

54′ Rrëmujë në zonën e Flamurtarit, Muzaka dhe Aliti nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë pas harkimit të Gripshit.

51′ Sërish korçarët rrezikshëm, por pozicional portieri Koliçi, që mban portën e paprekur.

48′ Radas provon me një skemë nga goditja e dënimit, por kupton gjithçka Useini.

47′ Demte ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45+1′ Fidan Aliti ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Torasës.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Demte lëshon një gjuajtje nga distanca. Kontrollon në 2 kohë portieri Koliçi.

36′ Dejvi Bregu lëshon një predhë nga distanca pas kombinimit mjaft të bukur me Abazin, por reagon mjaft bukur Koliçi që grushton topin duke i mohuar sërish golin futbollistit të Skënderbeut.

32′ Parë golit Skënderbeu me Bregun. Vlonjati i rëmben topin Allës dhe provon me një gjuajtje direkte. Koliçi zgjatet bukur dhe dërgon topin në këndore. Rast i artë për vendasit.

23′ Një tjetër krosim i rrezikshëm nga Franc Veliu. Topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk munden aty futbollistët vlonjatë ta shtyjnë në rrjetë.

22′ Gjergji Muzaka është i ndëshkuari i parë i kësaj sfide. Mesfushori ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Torasës.

20′ Franc Veliu provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, grushton portieri Teqja që largon rrezikun në këndore.

15′ Minuta mjaft të luftuara nga të dyja skuadrat, një epërsi e lehtë e vlonjatëve që kërkojnë golin e parë.

11′ Provon të rrezikojë Skënderbeu, Radas harkon, Aliti nuk arrin të kthejë siç duhet një top brenda zonës, aty ku ishin të shumtë në numër futbollistët korçarë.

4′ Vlonjatët gjejnë golin me Bushiç, por anulohet nga asistenti për prekje të topit me dorë. Protestojnë lojtarët e Flamurtarit.

3′ Pranë golit Flamurtari me Bushiç, sulmuesi del i vetëm përballë portës, por ndal mjaft bukur Teqja me këmbë, qe i mohon një gol të sigurt vlonjatëve.

1′ Ka startuar takimi në Korçë, Skënderbeu menjëherë në sulm. Agresiv vendasit që në minutën e parë.

FORMACIONET

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Grishpi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

bandicam 2018-11-11 16-37-21-360

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Musta, Useini, Batha, Mustafa, Beqaj, Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

bandicam 2018-11-11 16-37-59-043

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Kreshnik Bajramaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"