VIDEO/ Vllaznia zhgënjen përsëri, Laçi i jep leksion dhe i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 0:15

VIDEO/ Vllaznia zhgënjen përsëri, Laçi i jep leksion dhe i largohet fundit

Laçi i ka dhënë një shuplakë të rëndë pretendimeve të Vllaznisë për të luftuar për titullin kampion. Skuadra kurbinase ka mundur 2-0 shkodranët dhe i ka lënë ata larg kreut, ndërsa i është larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

Foto: P. Pashollari

Foto: P. Pashollari

Shkodranët kërkonin të përfitonin nga hapi i gabuar i Tiranës në krye, por kanë zhgënjyer në lojën e tyre ndaj kurbinasve të cilët dolën nga kriza në momentin e duhur. Dy gola të Guindo i dhanë qetësinë e duhur përballë shkodranëve të cilët rrallëherë shqetësuan Selmanin.

Megjithatë, ky i fundit u tregua i vëmendshëm në çdo rast para portës së tij dhe ruajti avantazhin e dyfishtë deri në fund, duke i lejuar skuadrës të merrte tre pikë shumë të rëndësishme për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.

LAÇI 2-0 VLLAZNIA
31′, 41′  Guindo

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Laçit.

90’+2’ Barjamaj dhe Duka marrin vendin e e Spahiut dhe Mazrekajt në fushën e lojës në radhët e Laçit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Ziko ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli teksa ndal Juriç.

85’ Një harkim në zonë nga e majta kthehet në rrezik për portën e Selmanit i cili fluturon në shtyllën e dytë dhe largon topin në këndore.

83’ Guindo lë fushën e lojës, në vend të tij aktivizohet Shkurtaj.

82’ Ujka kalon dy lojtarë dhe i afrohet portës, por në momentin e fundit është Heriç i cili i heq topin nga këmbët.

77’ Shumë qarkullim topi nga shkodranët, por pa iu afruar zonës apo tentuar portën e Selmanit.

71’ Predhë e Balajt me një goditje dënimi në pozicion ballor, Selmani bën mrekullinë dhe shmang golin e sulmuesit shkodran.

68’ Babatunde lë fushën e lojës, teksa i lë vendin Qatos në radhët e Laçit.

65’ Balaj mundohet të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por bllokohet në momentin e fundit.

59’ Heriç merr vendin e Boshnjakut, ndërsa Delaj merr vendin e Hoxhajt në një tjetër zëvendësim të dyfishtë për shkodranët.

57’ Jonuzi lëshon një tjetër gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe nuk përfundon në katërkëndorin e Selmanit.

52’ Ndalet për pak çaste ndeshja, pasi tifozët e Vllaznisë protestojnë duke hedhur flakadanë në fushë. Edhe Boshnjaku nuk u shpëton ofendimeve nga tifozët e vet pasi largoi një të tillë nga fusha.

49’ Jonuzi provon të gjejë golin direkt me një goditje dënimi, topi grushtohet me vështirësi nga Selmani.

46’ Vllaznia e nis me dy zëvendësime pjesën e dytë, pasi largohen nga fusha e lojës Marku dhe Hakaj, teksa aktivizohen Kaina dhe Juriç.

45′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Shkodranët pretendojnë për një prekje të topit me dorë në nisjen e aksionit të golit nga kurbinasit, por verifikimi i VAR konfirmon golin si të rregullt.

41’ GOOOL LAÇI! Kundërsulm i shpejtë i kurbinasve me dyshen Guindo-Babtunde. Ky i fundit gjuan por gjen përgjigjen e Zogoviç, sfera shkon te Guindi i cili gjuan në portë dhe shënon.

40’ Aksion i rrezikshëm i Vllaznisë me një devijim vendimtar të Selmanit i cili shpëton portën e tij.

31’ GOOOL LAÇI! Gurishta gabon dhe kurbinasit i marrin topin me Guindon i cili e ka të thjeshtë të mposhtë Zogoviç.

28’ Marku ka mundësinë të rrezikojë portën mike pasi gjendet në pozicion ballor i vetëm por goditja e tij kalon jashtë katërkëndorit.

23’ Goditje këndi radhazi për kurbinasit, por mbrojtja ia del që të largojë rrezikun para portës së Zogoviç.

19’ Jonusi provon përsëri me një gjuajtje të fortë, këtë herë sfera kalon mbi traversën e portës së kurbinasve.

13’ Tentativë e Jonuzit nga jashtë zonës, nuk arrin të gjejë katërkëndorin e portës së Selmanit.

10’ Mundësi e artë për Laçin. Pas një rrëmuje në zonë, Turkaj nuk arrin të përfitojë dhe të shënojë.

9’ Spahiu godet me të majtën potente drejt portës, por Zogoviç ndalon topin dhe e largon.

4’ Guindo gjuan drejt portës, por portieri Zogoviç bën një pritje të mirë.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

Laçi: Selmani; Roganoviç, Turkaj, Velkovski, Ziko; Manellari, Ujka; Spahiu, Babatunde, Mazrekaj; Guindo.

Trajner: Gentian Mezani

Vllaznia: Zogoviç; Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi; Hoxhaj, Marku, Çoba; Balaj.

Trajner: Mirel JosadmnddPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"