VIDEO/ Vllaznia turpërohet në Shkodër, Egnatia i jep leksion futbolli dhe i “lë targën” për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 0:05

VIDEO/ Vllaznia turpërohet në Shkodër, Egnatia i jep leksion futbolli dhe i “lë targën” për Europën

Egnatia i ka dhënë sot një leksion të mirëfilltë futbolli Vllaznisë në Shkodër, duke e mundur me shifrat 4-0 dhe duke bërë që tashmë shkodranët të mos e mendojnë më Europën nga kampionati.

bandicam 2023-04-30 18-02-16-909

Rrogozhinasit, përveç 15 minutave të parë, kanë pasur nën kontroll të plotë sfidën. Supergoli i Mëllugjës në pjesën e parë u dha avantazhin dhe qetësinë që të menaxhonin më mirë situatat, ndërsa shkodranët nuk ditën të shfrytëzonin rastet që krijuan pranë zonës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, kapitullimi i vendasve ishte pa kushte pasi me radhë Duamena, Fernando dhe Xhekson mposhtën Zogoviç, ndërsa u shpërdoruan edhe raste të tjera të mira për shënim.

Në fund, Egnatia mori tre pikët që e shkëpusin edhe më shumë në vendin e tretë, ndërsa Vllaznia duhet të mendojë çfarë duhet të bëjë ndryshe për të tentuar Europën nëpërmjet Kupës së Shqipërisë, ku i pret një tjetër ndeshje me rrogozhinasit.

VLLAZNIA-EGNATIA 0-4
23′ Mëllugja, 55′ Fuamena, 77′ Fernando, 83′ Xhekson

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Egnatias.

90’ Jepen 2 minuta shtesë.

86’ Kacbufi, Atanda dhe Emsis hyjnë në fushë në radhët e Egnatias, në vend të Mëllugjës, Xhekson dhe Malotës.

83’ GOOOL EGNATIA! Xhekson është ai që çon sferën në rrjetë pasi mbrojtja shkodrane nuk di të ndalë rrogozhinasit.

79’ Alivoda dhe Vulaj futen në fushën e lojës në vend të Balajt dhe Boshnjakut.

77’ GOOOL EGNATIA! Tjetër supergol i rrogozhinasve, këtë herë me një gjuajtje të Fernandos i cili me të majtën çon sferën në rrjetë.

77’ GOOOL EGNATIA! Tjetër supergol i rrogozhinasve, këtë herë me një gjuajtje të Fernandos i cili me të majtën çon sferën në rrjetë.

73’ Pas një goditje nga këndi, Juriç me kokë provon të gjejë portën, pa sukses.

68’ Aksion spektakolar i Egnatias, Duamena nga e majta çon topin në shtyllën e dytë ku është Fangaj i vetëm, por ky i fundit bën të pamenduarën duke fluturuar sferën mbi traversë.

66’ Harkim i Hoxhajt nga e djathta, topi devijohet mbi traversën e portës së Sherrit.

66’ Një harkim i Çobës nga e djathta vë në vështirësi Sherrin i cili largon topin në shtyllën e tij.

63’ Fernando harkon në zonë nga e majta, Zogoviç devijon një top që po i afrohej rrezikshëm portës.

62’ Sedloski largon nga fusha e lojës Latifin dhe Jonuzin, teksa Marku dhe Delaj marrin vendin e tyre.

59’ Magji e Xhekson i cili pasi shmang Hoxhajn nga e majta, lëshon një gjuajtje që mposht Zogoviç, por ndalet nga traversa e portës shkodrane.

55’ GOOOL EGNATIA! Kundërsulm fatal për shkodranët nga Duamena i cili i kalon të gjithë me shpejtësi dhe çon sferën në rrjetë duke dyfishuar shifrat.  

53’ Jonuzi gjen hapësirën për të tentuar portën, por gjen shtyllën që i mohon festën e golit.

49’ Duamena nis një top të gjatë nga mesfusha direkt në portë, por nuk ia doli që të gjente katërkëndorin.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Vllaznia ku Gurishta i lë vendin Çobës.

45’+3’ Mbyllet me avantazhin 0-1 të Egnatias pjesa e parë.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Duamena gjuan me kokë nga një pozicion i favorshëm, sfera devijohet jahstë nga mbrojtja shkodrane.

41’ Përsëri Hoxhaj nga e djathta, këtë herë kthesa e tij ndalet me një devijim me kokë nga Sherri.

41’ Hoxhaj nis një harkim interesant nga e djathta, Musta bllokon sferën.

40’ Pas një harkimi në zonë, Paulauskas shkakton faull ndaj Juriç, teksa pengon edhe Duamenën që të gjuajë në portë.

37’ Boshnjaku ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal Duamenën në mënyrë të parregullt.

36’ Latifi hyn në zonë nga e majta dhe nis topin në qendër, Malota ndal pasimin dhe e largon rrezikun.

29’ Balaj dhe Latifi kombinojnë mirë në krahun e majtë, por asnjëri prej tyre nuk ia del të kthejë topin në zonën kundërshtare, me qendërsulmuesin i cili në fund shkakton faull.

27’ Goditje dënimi e Latifit, gjuajtja e tij grushtohet nga Sherri e më pas Juriç gjuan në rrjetën e jashtme.

23’ GOOOL EGNATIA! Kryevepër e Mëllugjës i cili me një gjuajtje nga jashtë zonës shënon një supergol.

20’ Paulauskas merr topin në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë, Zogoviç devijon jashtë .

17’ Boshnjaku harkon këtë herë nga e majta, Sherri del dhe kontrollon topin në dyluftim në ajër.

16’ Harkim interesant nga e djathta në zonën e Egnatias, Malota me kokë çon topin në këndore.

13’ Top në thellësi për Fernandon, i cili nuk kontrollon siç duhet dhe sfera ndalet në duart e Zogoviç.

11’ Egnatia më kërkuese në këto minuta, tenton të gjejë të pavendosur mbrojtjen shkodrane me sulme të shpejta të Duamena dhe Paulauskas.

8’ Goditje dënimi e Fernando, Agbekpornu devijon me kokë, por nuk gjen portën e Zogoviç.

6’ Latifi nis një pasim të mirë për Balajn, ndërhyrja e Memollës shmang rrezikun para portës.

2’ Harkime radhazi në zonën e miqve, por asnjë nga futbollistët shkodranë nuk ia del të gjuajë në portë.

1’ Nis ndeshja në ”Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Hoxhaj, Jonuzi, Boshnjaku, Latifi, Balaj, Kaina

Trajneri: Goce Sedloski

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Memolla, Musta, Agbekpornu, Mëllugja, Duamena, Fernando, Xhekson, Paulauskas

Trajneri: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2023-04-30 at 5.55.16 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"