VIDEO/ Vllaznia trondit Kukësin në Shkodër, Tirana nis festën e titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 22:36

VIDEO/ Vllaznia trondit Kukësin në Shkodër, Tirana nis festën e titullit kampion

Kukësi bie në Shkodër dhe i thotë lamtumirë titullit kampion dy javë para fundit të kampionatit. Një gol i mbrojtësit Mevlan Adili ka nderuar Vllazninë në “Loro Boriçi”, por nga ana tjetër, ka shpallur matematikisht kampione Tiranën pas 11 vitesh. Fitorja e shkodranëve ka bërë që të rihapet edhe gara për zonën “play out”. Pas një insistimi të vazhdueshëm të kuqebluve, duheshin pritur 86 minuta për golin që vendosi ndeshjen. Yjet e Kukësit u eklipsuan nga mbrojtja e Vllaznisë, që ishte në një ditë të mirë dhe ishte pikërisht ai repart që e zgjidhi ndeshjen. Adili erdhi në ndihmë të sulmit dhe pas goditjes me kokë u dha shkodranëve tri pikë shprese për të shmangur ndeshjen shtesë për qëndrimin në Superiore.

vllazniaaaaa

PJESA E PARË – Skuadra e Hysen Dedjes ka qenë agresive që nga minuta e parë ndaj Kukësit, duke iu afruar disa herë golit. Portieri Ilir Avdyli ka shpëtuar disa herë verilindorët nga gola të sigurt. Që në fillim ishte moldavi Sidorenko që dha shkëndijën e parë, por me portierin e Kukësit që largoi në korne. Dedja kishte ndryshuar pozicionet në krahët e mbrojtjes, duke vendosur Krujën në të djathtë dhe Shtubinën në të majtë, me këtë të fundit që markonte Abazajn. Gurishta mungonte për kartonë dhe kjo diktoi disa lëvizje.

Në 45 minutat e para, përveç tentativës së Sidorenkos, mungojnë rastet e rrezikshme për të shënuar. Gilman Lika kërkon një penallti pas rrëzimit në zonë, por që gjyqtari Laver Alla nuk e konsideron të tillë, duke i acaruar jo pak shkodranët. Kukësi has shumë vështirësi në ndërtimin e aksioneve dhe lëvizjet e Abazajt e Ethemit nuk e trembin mbrojtjen shkodrane. Shehi dhe Adili thuajse nxjerrin jashtë loje qendërsulmuesin Kuper. Vllaznia tregon më shumë dëshirë, por Zhunior dhe Zogaj e kanë gjithashtu të vështirë. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rrjetet e paprekura.

vllazniaaa

PJESA E DYTË – Pas pushimit, të dy trajnerët u besojnë të njëjtëve lojtarë. Zhunior i afrohet golit pas goditjes me kokë, por Avdyli bën mrekullinë. Kukësi është disi më kërkues se në pjesën e parë dhe treshja Rroca-AbazajEthemi shkaktojnë panik sa herë kombinojnë. Rasti më i mirë i krijohet fantazistit Rroca, por gabon përballë portierit kuqebluve. Trajneri Shehi hedh në fushë edhe Shkurtajn, që menjëherë krijon një mundësi të mirë shënimi, por portieri shkodran eviton golin. Tenton edhe Abazaj, por sërish nuk ka gol. Në skenë më pas del Adili, i cili fillimisht kërkon rrjetën pas një goditjeje nga distanca, por që grushtohet nga Avdyli. Por, insistimi i shkodranëve shpërblehet nga një këndore, kur mbrojtësi devijon me kokë dhe i jep tri pikë të arta Vllaznisë.

FT| Vllaznia-Kukësi 1-0
Adili 87′

MINUTAT

5′ Gilman Lika shërben te Sidorenko në krahun e majtë, teksa moldavi lëviz bukur në afërsi të zonës dhe godet fort me të djathtën, por Avdyli është i vëmendshëm dhe grushton në korne.

27′ Protesta nga Vllaznia. Gilman Lika pretendon penallti, por arbitri Alla vazhdon lojën.

53′ Lika shërben te Marku, që lëshon një predhë nga jashtë zone, por Avdyli bën mrekullinë me një grushtim fantastik.

54′ Goditje këndi për shkodranët, Zogaj kroson në zonë, aty ku Zhunior kërcen bukur me kokë, por Avdyli bën një planzhon spektakolar.

57′ Kombinim perfekt mes Ethemit e Rrocës, me këtë të fundi që del përballë Sherrit, por godet jashtë.

71′ Kundërsulm i Vllaznisë me Gilman Likën në krahun e djathtë, që kroson në zonë dhe aty Avdyli del huq, ndërsa Zhunior me portën e boshatisur godet shtyllën.

74′ Rroca nxjerr të lirë Shkurtajn, që pasi rrotullohet brenda zonës, gjuan tokazi me të djathtën, por pret Sherri.

75′ Ethemi jep një asist për Gavazajn, që lirohet mirë brenda zonës, gjuan, por Sherri shmang gjithçka me një dalje të sigurt.

82′ “Predhë” e Mevlan Adilit nga rreth 30 metra, por portieri Avdyli i thotë “jo” golit me një tjetër grushtim spektakolar.

84′ Abazaj dhuron spektakël brenda zonës duke dribluar 3 lojtarë e më pas gjuan me të djathtën, teksa topi shkon në duart e Sherrit.

86′ Zogaj kroson në zonë nga një goditje këndi, aty ku Zhunior kërcen para Avdylit, por nuk e prek topin, që shkon tek Adili, i cili me kokë e devijon në rrjetë, 1-0 për Vllazninë.

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Kruja, Shehi, Adili, Shtubina, Marku, Krymi, Lika, Sidorenko (Dedaj 90+3′), Zogaj, Zhunior (Rrepaj 90+2′). (në dispozicion: Efremov, Lekaj, Kojokaru, Bushaj). Trajner: Hysen Dedja

KUKËSI: Avdyli, Maliqi, Teqja, Lulaj, Musta, Limaj (Gavazaj 68′), Musolli, Rroca, Ethemi, Abazaj, Kuper (Shkurtaj 60′). (në dispozicion: Xhika, Kotobelli, Hida, Mateli, Çema, Hallaçi, Domi). Trajner: Orges Shehi

KARTONË TË VERDHË: Krymi 41′

DELEGAT: Petrit Brahja (Tiranë)

VËZHGUES: Servet Bogdani (Durrës)

GJYQTARET

L.Alla, D.Koreshi (Lushnjë), F.Lama (Durrës);

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"