VIDEO/ Vllaznia thyen pas 5 vitesh në Shkodër Partizanin, të kuqtë shohin vetëm errësirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 0:44

VIDEO/ Vllaznia thyen pas 5 vitesh në Shkodër Partizanin, të kuqtë shohin vetëm errësirë

Vllaznia merr një fitore jetike dhe morale ndaj Partizanit duke shpresuar se do t’i largohet zonës së play-out. Shkodranët fituan minimalisht me rezultatin 1-0 me penalltinë e shndërruar në gol nga Gilman Lika. Partizani vazhdon serinë e rezultateve negative dhe zbret akoma më poshtë në renditje. ramadani vllaznia partizani

Të kuqtë patën rastet më të pastra për të shënuar me Bardhin dhe Braunin, por asnjëri prej tyre nuk mundi të shfrytëzonte saktësisht rastet. Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 35-ë kur gjyqtari kryesor akordoi penallti me pretendimin se Hakaj kontrolloi topin me dorë.

Në pjesën e dytë, Partizani vazhdoi të kishte rastet, por Vllaznia u tregua stoike dhe mbrojti rezultatin.

Ky takim pati kontestime për penalltinë  e Vllaznisë dhe një rast i pretenduar për penallti nga Partizani, kur Adili i Vllaznisë shtyn me duar Brojën brenda zonës.

FT| VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0
Lika 35′ (p)

90’+5 – Mbyllet takimi.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

85′ Ramadani sjellje josportive. Hedh top tjetër në fushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

ramadani

84′ Protesta nga Partizani. Të kuqtë kërkojnë penallti, pasi Adili shtyn Brojën. Debate mes pankinave për një top të hedhur në fushë.

83′ Zëvendësimi i fundit te Vllaznia. Zogaj në fushë.

79′ Sormani hedh dhe Solomonin në vend të Çinarit. Italiani luan me 2 sulmues dhe kërkon barazimin.

SOLOMON

77′ Ndalet ndeshja. Boldor dhe Zhunior përplasen. Futbollisti i Partizanit luan me kokën e fashuar.

73′ Lika lë fushën i dëmtuar. Shtubina merr vendin e tij. Krymi kapiten.

72′ Zëvendësim te Vllaznia. Bardulla zëvendëson Hygorin.

71′ Boldor shpëton në çastin e fundit portë e Partizanit.

66’Telushi merr karton të verdhë për debate me gjyqtarin.

61′ E paimagjinueshme. Braun ka mundësinë ideale të barazojë. Xhamajkiani nuk shtyn dot topin brenda në rrjetë.

60′ Sulmues për mesfushor. Braun ul Ferhatin.
FERHATI BRAUN

52′ Faull për Partizanin. Adili prek topin me dorë jashtë zonës së portierit.

46′ Nis pjesa e dytë. Ndryshime te Partizani. Sormani ul Malën dhe aktivizon Rron Brojën.

45’+1 – Mbyllet pjesa e parë e takimit Vllaznia-Partizani. Të kuqtë kanë raste të pastra, por shkodranët kanë avantazhin.

39′ Efremov largon topin, Çinari gjuan menjëherë, por topo shkon larg kuadratit.

35′ GOOOL! Gilman Lika kthen në gol penalltinë e shkaktuar nga Esin Hakaj. 

34′ Penallti për Vllazninë! Arbitri kryesor gjykon se Hakaj ka kontrolluar topin me dorë. Proteston Partizani. Gilman Lika do ta ekzekutojë penalltinë.

29′ Bardhi ka ndeshjen në dorë, por portieri Efremov bën heroin. Sormani acarohet me rastin e humbur.

27′ Top i fortë vertikal për Bardhin, por portieri Efremov largon pa probleme.

24′ Çinari përfundon brenda në rrjetë. Hakaj kroson fort, por topi parakalon fare pranë sulmuesit shkodran.

21′ Telushi dhe Boldor rrezikojnë gjithçka duke i dhënë topin Hygorit. Braziliani gjuan fort, por topo kontrollohet nga Alban Hoxha.

16′ Vjen goditja e parë nga këndi në këtë ndeshje, e fiton Partizani.
13′ Lika godet sërish, por goditja e tij nuk ka shënjestër.
12′ Shkëputet Çinari pas krahëve të mbrojtjes shkodrane, por arbitri sinjalizon pozicion jashtë loje.

10′ 10 minuta lojë. Skuadrat gabojnë në pasime.

4′ Shkëndija e parë vjen nga Vllaznia. Godet Gilman Lika, por këmba e majtë nuk është arma e tij më e mirë.

1′ Nis takimi. Vllaznia kërkon të thyejë mallkimin 5-vjeçar pa fitorë në shtëpi ndaj Partizanit.

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Kruja, Lika, Gurishta, Krymi, Sidorenko, Hygor, Silvio Zhunior. Trajner: Mirsad Jonuz.

Partizani: Hoxha, Idrizi, Boldor, Bitri, Hakaj, Telushi, Ferati, Kordeiro, Çinari, Mala, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"