VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja ndaj Luftëtarit, Hysen Dedja merr 3 pikët e para në stolin e shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 21:47

VIDEO/ Vllaznia rikthehet te fitorja ndaj Luftëtarit, Hysen Dedja merr 3 pikët e para në stolin e shkodranëve

 

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Luftëtarin në transfertë.luftetari vllaznia

Ishte një ndeshje e dominuar nga shkodranët në Gjirokastër me të besuarit e Hysen Dedes që kishin disa raste të tjera për shënim, por nuk u treguan të saktë para portës së gjirokastritëve.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Vllazninë në luftën për t’iu larguar zonës së “play-out”, teksa tashmë ështtë vetëm 1 pikë pas Bylisit të vendit të 7-të që luan nesër me Partizanin.vllaznia luftetari

Vllaznia nuk njihte fitore prej 6 ndeshjesh, teksa kjo është fitorja e parë e Hysen Dedes te ekipi shkodran që nga koha kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

FT| Luftëtari-Vllaznia 0-1

Zhunior 39′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

88’ Ndëshkohet me karton të kuq Malota, pas fjalorit të përdorur ndaj gjyqtarit. Vllaznia mbetet me 10 lojtarë.

85′ Më kërkues Luftëtari në këto momente, duke iu afruar disa herë golit të barazimit. Vllaznia nën presion.

76’ Mundësi e artë shënimi për Vllazninë. Zhunior merr një pasim perfekt nga Zogaj në zonën e Luftëtarit, shmang portierin, por gjuan jashtë.

68’ Lëviz bukur Zogaj nga e majta, gjuan në drejtim të portës, por tentativa e tij devijohet nga mbrojtësit gjirokastritë.

61′ Pranë golit të dytë Vllaznia, me Gurishtën që kroson rrezikshëm dhe topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

55’ Krosim i bukur nga Gurishta, i cili gjen Zhunior, me këtë të fundit që gjuan me kokë, por topi shkon jashtë.

53’ Protesta të shkodranëve për një prekje të topit me dorë nga Dragoshi në zonë, pas gjuajtjes së Zogajt, por gjyqtari vazhdon lojën.

52’ Goditje dënimi për Vllazninë, gjuan Lika por topi përplaset në mur.

47′ Novi bën dy zëvendësime te Luftëtari. Largohen Oshafi dhe Haxhiu, në fushë Çela dhe Çelaj.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45’ Mundësi e mirë për Luftëtarin pranë zonës së rreptësisë, ku fitojnë një goditje dënimi. Provon me një gjuajtje të fortë Qato, por topi ndalet në murin mbrojtës.

42’ Pranë golit Luftëtari me dy aksione shumë të mira nga krahu i djathtë, por në fund Oshafi pas pasimit të marrë nga Gresild Lika ndodhet në pozicion jashtë loje.

39’ GOOOOOOOOL 0-1 Vllaznia! Fantastik Zhunior i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga Gilman Lika në zonë e dërgon topin në rrjetë dhe kalon shkodranët në avantazh.

37’ Predhë e Erald Markut nga jashtë zonës, por Qyrani është i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

36’ Kombinime të bukura të lojtarëve vendas, por Adili mbyll në momentin e fundit dhe shmang rrezikun.

26’ Pranë golit Luftëtari me Haxhiun i cili del bukur nga krahu i majtë dhe gjuan fortë, por grushton Sherri dhe e çon topin në goditje nga këndi.

23’ Goditje nga këndi për Luftëtarin, kroson Gresild Lika, me Luftëtarin që shënon por goli anulohet, pasi gjyqtari kishte ngritur më parë flamurin pasi topi kishte kaluar jashtë vijave.

20’ Qato prek topin me dorë pranë zonës së rreptësisë dhe i jep një mundësi të mirë Vllaznisë. Provon me një gjuajte të fortë Gilman Lika, por topi shkon në duart e Qyranit që nuk e ka të vështirë ta kontrollojë.

19’ Adili jep një top të gjatë për Zogajn, me mbrojtjen gjirokastrite që tregohet e pakujdesshme, por sulmuesi i Vllaznisë nuk përfiton.

10’ E pabesueshme çfarë humb Vllaznia! Zhunior dhe Gurishta kombinojnë bukur, me këtë të fundit që shkëputet dhe i jep një pasim perfekt Zogajt, i cili i vetëm me portierin nuk ia del të shënojë. Pritje fantastike e Qyranit!

9’ Mundësi e mirë për Vllazninë në afërsi të zonës ku fiton një goditje dënimi. Kroson Kruja por gjuajtja është e fortë dhe shkon jashtë.

7’ Ndërhyrje e rrezikshme e Haxhiut ndaj Malotës, teksa i ngre këmbën tek koka dhe rrezikon shumë. Arbitri akordon goditje dënimi por nuk jep karton.

4’ Çfarë rasti për Vllazninë! Gilman Lika pas një kundërsulmi të shkodranëve shfaqet i vetëm me portierin e Luftëtarit, por gjuan keq dhe topi shkon jashtë.

3’ Goditje dënimi për Luftëtarin pranë zonës së rreptësisë, kroson rrezikshëm Gresild Lika, por grushton Sherri.

Mbërrin auto ambulanca në stadium, starton sfida!

*Nuk ka startuar ende sfida në Gjirokastër, teksa shkak për këtë është bërë fakti se në stadium nuk ka mbërritur akoma autoambulanca!

FORMACIONET ZYRTARE:

for

LUFTËTARI: Qyrani, Dragoshi, Duka, Isufi, Kuka, Qato, Hyseni, Haxhiu, Oshafi, Lika, Mehmetllari. Trajner: N.Novi

VLLAZNIA: Sherri, Adili, Malota, Shehi, Kruja, Marku, Gurishta, Zogaj, Shtubina, Lika, Silvio Zhunior. Trajner: H.Dedja.

Gjyqtar: Roxhers Muskaj

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"