VIDEO / Vllaznia përplaset me shtyllat, shkodranët i japin lamtumirën Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 22:57

VIDEO / Vllaznia përplaset me shtyllat, shkodranët i japin lamtumirën Europës

Vllaznia është eliminuar nga Liga e Konferencës pasi është mundur edhe në ndeshjen e kthimit nga skuadra e AEL Limasol.

vllaznia ael

Shkodranët kërkonin të përmbysnin humbjen e parë në transfertë dhe e nisën ndeshjen mjaft mirë, por ata u goditën nga kundërsulmi i parë i miqve të cilët shënuan përsëri me Shçepoviç.

Ekipi i Brdariç krijoi raste, sidomos në pjesën e dytë të sfidës, por u ndal dy herë nga shtylla, pas gjuajtjeve të Dilaver e Jonuzit, duke treguar se ndoshta fati nuk ishte me të në këtë duel.

STATISTIKAT E NDESHJES SIPAS PORTALIT TË SPECIALIZUAR ”SOFA SCORE”

WhatsApp Image 2021-07-29 at 23.12.00

VLLAZNIA-AEL 0-1
19′ Shçepoviç 

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të AEL.

90’+3’ Jonuzi godet përsëri shtyllën. e pafat Vllaznia në këtë ndeshje.


86’ Momente tensioni në fushë, tifozët gjuajnë me shishe nga tribuna kryesore dhe godasin një lojtar kundërshtar, duke acaruar stafin e Vllaznisë që i kundërvihet mbështetësve.

84’ Përsëri Çoba shfaqet rrezikshëm në zonë dhe gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin.

75’ Çoba i shkon shumë afër barazimit kur pas një topi nga thellësia tenton portën, por portieri kundërshtar e ndal edhe pse me vështirësi, me sferën që i shpëtoi një herë nga dora.


66’ Dilaver i afrohet golit të barazimit teksa gjuan me kokë pas një harkimi të Latifit, topi përplaset në shtyllë e shkon në duart e portierit.


66’ Hoxhaj në anën e kundërt nis një harkim në zonë, por Dilaver nuk e shfrytëzon.

65’ Pele i sapofutur në lojë provon të gjejë portën, por godet rrjetën e jashtme.

59’ Ka hapësira për Çobën dhe Dilaver, ndërsa largohen Kruja dhe Kaleziç.

54’ Vllaznia sulmon më shumë në këto minuta dhe rrezikon sidomos me goditje standarte. Latifi dhe Imami i afrohen portës kundërshtare, pir nuk kalojnë dot mbrojtjen e ngjeshur të qipriotëve.

49’ Shçepoviç në të djathtën gjen hapësirën dhe nis një gjuajtje-kros në zonë, me Zogoviç që nuk mban sferën brenda kufijve të fushës.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime te shkodranët.

45’+7  Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të AEL.

45’+5’ Pas një goditje nga këndi, Gurishta nuk arrin të devijojë me kokë drejt portës së miqve të cilët nisin një kundërsulm të shpejtë, por ndalen nga ndërhyrja e Jonuzit.

45’ Jepen 6 minuta shtesë si pasojë e ndalesave të shumta.

44’ Teikseira nuk ia del pas një dëmtimi dhe i lë vendin në fushën e lojës Sotiriou.

41’ Latifi shpërdoron përsëri një mundësi të mirë për të shënuar. Këtë herë është një harkim i Krujës nga e djathta i cili gjen sulmuesin, Latifi gjuan me kokë i vetëm para portierit por çon topin mbi traversë.


34’ Mundësia më e mirë për Vllazninë vjen nga një aksion i Bulatoviç në krah. Ai pason për Latifin në qendër por sulmuesi gabon kontaktin me sferën dhe e dërgon atë në duart e portierit qipriot.

30’ Latifi vazhdon të krijojë probleme për ekipin qipriot dhe një kundërsulm i tij sjell kartonin e verdhë të Tekseira.

27’ Bulatoviç e Kaleziç shpëtojnë Vllazninë nga një situatë e vështirë pas një aksioni të qipriotëve që u shfaqen me shumë lehtësi para portës së Zogoviç, por u ndaluan nga ndërhyrjet e dy lojtarëve të Vllaznisë.

28’ Latifi lëviz mirë në të djathtën dhe pas një tentative, fiton një goditje nga këndi, duke “zgjuar” kuqeblutë.

26’ Harkim i Krujës për Gurishtën i cili provon me kokë, por devijon sferën lehtë për portierin e miqve i cili kontrollon.

19’ Pësojnë gol shkodranët me mundësinë e parë të miqve. Shçepoviç niset në pozicion të diskutueshëm dhe para Zogoviç nuk fal, 0-1.


12’ Shçepoviç vazhdon të rrezikojë me lëvizjet e tij në mesfushë, duke detyruar Krymin të shkaktojë faull ndaj tij për të ndaluar një iniciativë të qipriotëve.

7’ AEL rrezikon portën e shkodranëve me një goditje dënimi të Torres, por prapavija largon, me Jonuzin i cili spastron zonën.

5’ Janë menjëherë shkodranët që krijojnë panik në prapavijën e qipriotëve, me Euler i cili ndëshkohet me të verdhë shumë shpejt pas ndërhyrjeve ndaj Latifit.

2’ Menjëherë rrezikshëm shkodranët me dy harkime në zonën kundërshtare.

1’ Nis ndeshja në Shkodër.

FOMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kaleziç, Kruja, Hoxhaj, Latifi, Trajner: T.Brdariç

vllazni

AEL Limasol: Vozinja, Santos, Teikseira, Ristevski, Mazan, Zdravkovski, Medojeviç, Sito Riera, Torres, Skepoviç, Euller, Trajner: D.Kerkez

ael

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"