VIDEO/ Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, barazon me Bylisin në Shkodër dhe avancon më tej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 23:43

VIDEO/ Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, barazon me Bylisin në Shkodër dhe avancon më tej

Vllaznia dhe Bylisi janë ndalur në barazimin 1-1 në Shkodër, me Vllazninë që avancon më tej në Kupën e Shqipërisë.

bandicam 2023-02-03 14-44-24-236

Ballshiotët provuan shumë dhe madje rihapën shanset e kualifikimit me anë të Kaçorrit në minutën e 74’, por vetëm 3 minuta më vonë ishte pikërisht sulmuesi i miqve që u ndëshkua me karton të kuq.

Këtu gjetën rastin shkodranët për të përfituar, që pas një aksioni model, Alivoda finalizoi siç duhet për të rivendosur baraspeshën në minutën e 84’.

Kështu Vllaznia shkon në çerekfinalen e Kupës së Republikës për ta mbrojtur për të tretin vit radhazi, ndërsa Bylisi duhet të fokusohet në kampionat, aty ku po lufton për mbijetesë.

REZULTATI:

VLLAZNIA 1-1 BYLIS (2-0)

Alivoda 84′ / Kaçorri 74′

NGJARJET KRYESORE:

90+4′ Mbyllet sfida!

90+2′ Qardaku provon me një gjuajtje brenda zone, por topi shkon shumë pranë portës.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

84′ GOOOL VLLAZNIA 1-1/ Rikthehet baraspesha pas një goli fantastik të finalizuar nga Alivoda.

79′ Çoba rrëzohet në zonë dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për simulim.

77′ Vështirësohen gjërat për Bylisin. Kaçorri shkakton një faull dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

75′ Zëvendësim te Bylisi. Largohet Felipe Soza dhe në vendin e tij futet Kote.

74′ GOOOL BYLIS 0-1/ Kaçorri përfiton nga një top i ngelur në zonë dhe çon topin në rrjetë.

73′ Da Silva provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Qarri.

71′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Hoxhaj dhe në vendin e tij Mala.

69′ Çoba jep një top mjaft të mirë për Krujën, me këtë të fundit që nuk godet ashtu siç duhet.

68′ Zëvendësim i dyfishtë te Vllaznia. Largohen Kaina dhe Heriç, në vendet e tyre futen Balaj dhe Jonuzi.

67′ Qardaku provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

62′ Zëvendësim i dyfishtë te Bylisi. Largohen Zguro dhe Doi, në vendet e tyre futen De Oliveira dhe Da Silva.

61’ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Marku dhe në vendin e tij futet Çoba.

57′ Marku lëviz bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por mbrojtja mike arrin ta ndalë topin.

53′ Heriç hedh një krosim drejt zonës dhe Kaina provon me një gjuajtje me të majtën e cila përfundon jashtë.

46′ Zëvendësim i dyfishtë te Bylisi. Largohen Adili dhe Qoshku, në vendet e tyre futen Damçevski dhe Ruçi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Kaçorri shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Gurishtës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Doi provon një gjuajtje nga brenda zonës, por topi shkon ngjitur me portën.

19′ Alivoda provon me një gjuajtje nga distanca, e cila përfundon mbi kuadrat.

11′ Qardaku hedh një krosim drejt zonës dhe Felipe Soza provon me një gjuajtje që ndalet nga Qarri.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Qarri, Kruja, Shehi, Gurishta, Hakaj, Alivoda, Heriç, Marku, Smajli, Kaina, Hoxhaj.

Trajner: Mirel Josa

BYLIS: Teqja, Trumçi, Janku, Adili, Zguro, Qoshku, Maçolli, Felipe Soza, T. Doi, Kaçorri, Qardaku.

Trajner: Naxhi Shensoi

9898

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"