Video / Vllaznia mund Partizanin me penallti, shpallet kampione për U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2017 | 18:43

Video / Vllaznia mund Partizanin me penallti, shpallet kampione për U-19

Skuadra e Vllaznisë është shpallur kampione kombëtare për moshën U-19, pasi ka mundur në finale Partizanin falë gjuajtjeve nga pika e bardhë e 11-metërshave në takimin e luajtur sot në “Elbasan Arena”.

vllaznia u19

Pjesa e parë foli më shumë për Partizanin, i cili arriti të kalonte në avantazh me anë të Demirit në minutën e 27 të takimit.

Por kuqeblutë e drejtuar nga Elvin Beqiri u zgjuan në pjesën e dytë dhe pasi krijuan rrezikshmëri para portës kundërshtare, arritën të barazonin shifrat me anë të Lekajt, për të çuar ndeshjen në shtesa.

Për të përcaktuar fituesin u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive, ku Vllaznia fitoi 3-1. Vendimtare ishin pritjet e portierit Bajri, i cili arriti të neutralizonte dy gjuajtje të futbollistëve të Partizanit për t’i dhënë këtë trofe skuadrës së tij.

vllaznia u19

PENALLTITË

Vllaznia

Miloti – gol

Rajçeviç – gol

Pusi – gol

Brahimi – traversë

Partizani

Kumanova – pret Bajri

Haxhiu – gol

Smaçi – jashtë

Fetaj – pret Bajri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"