VIDEO/ Vllaznia merr sërish “timonin” e kampionatit, shkodranët përfitojnë prej “paqes” në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:46

VIDEO/ Vllaznia merr sërish “timonin” e kampionatit, shkodranët përfitojnë prej “paqes” në derbi

Vllaznia merr sërish kreun e renditjes në Kategorinë Superiore duke mundur me rezultatin 1-0 Bylisin në Shkodër. Shkodranët, të cilët sot u drejtuan nga zv/trajneri  Elvis Plori, ia dolën të merrnin maksimumin ndaj ballshiotëve dhe tani ngjiten në vendin e parë me 13 pikë duke përfituar më së miri nga barazimi i djeshëm të Partizanit me Tiranën në derbi. 

fundiiii

Mbrojtësi i Vllaznisë Eni Imami siguroi 3 pikët 5 minuta nga fillimi i pjesës së dytë duke mposhtur me kokë në goditjen e dytë të këndit radhazi portierin rival Qirko.

Nga ana tjetër, Bylisi ende nuk del nga kriza duke parë poshtë renditjes së Superiores.

FT| VLLAZNIA-BYLIS 1-0
Imami 50′ 

Komenti i ndeshjes:

90’+3 Mbyllet komplet ndeshja.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Tjetër zëvendësim te Vllaznia. Mehdi Çoba merr vendin e Ardit Hoxhës.

83′ Bylisi flirton me golin. Antoni nuk merret vesh me Qardakun, të cilin duhej ta pasonte më mirë.

68′ Bylisi djeg mundësinë të barazojë ndeshjen. Qardaku merr topin, por godet drejt portierin Zogoviç.

67′ Kalaja te Vllaznia merr vendin e Demir Imerit, kurse te Bylisi Ntepe ul Stojanoviçin.

66′ Vllaznisë i ikën mundësia të sigurojë fitoren. Sulmuesi Dunga nuk arrin për pak centimetra topin, edhe pse ndodhet në pozicion mëse të favorshëm për të shënuar.

56′ Zëvendësim i parë te Vllaznia. Trajneri Plori ul Haris Dilaverin dhe aktivizon Fjoard Jonuzin.

53′ Zëvendësim i tretë te Bylisi. Sulmuesi Laval merr vendin e Carkanjit.

53′ Karton i verdhë për Qardakun për protesta.

50′ GOOOOL!! Vllaznia-Bylis 1-0. Eni Imami tenton dy herë radhazi dhe në goditjen e dytë të këndit mposht portierin e Bylisit Qirko.

48′ Qirko largon topin me vështirësi.

46′ Kronometrohet pjesa e dytë. Trajneri i Bylisit Dovedan aktivizon Eridon Qardakun dhe Serxho Ujkën në vend të Mëllugjës dhe Kardosos.

45’+1 Mbyllet pjesa e parë në Shkodër me Vllaznisë dhe Bylisit në barazim 0-0.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

38′ Karton i verdhë për mbrojtësin e Vllaznisë Mevlan Adili. Futbollisti humbet ndeshjen e ardhshme me Kastriotin për plotësim të numrit të kartonave.

34′ Provon dhe Demir Imeri nga distanca, por goditja është qendrore.

29′ Nxirret kartoni i parë i verdhë për këtë ndeshje. Ndëshkohet Stojanoviç i Bylisit

26′ Largohet kapiteni i Bylisit Ymeralilaj, futet Antoni.

23′ Herald Marku shkund portën e Qirkos, Isaevski ka shans të shënojë, por portieri vlonjat gjendet në pozicionin e duhur.

21′ Dunga i afrohet golit. Sulmuesi i Vllaznisë del para portës dhe godet, por portieri Qirko reagon me reflekse të sakta.

16′ Vllaznia pretendon për penallti. Sulmuesi Haris Dilaver futet në zonë dhe rrëzohet, për gjyqtarin Eldorian Hamiti loja vazhdon normalisht.

8′ Vjen goditja e parë e këndit në këtë ndeshje. E fitojnë lojtarët e Vllaznisë.

5′ Tjetër faull për shkodranët. Goditja ndalet nga muri i Bylisit.

4′ Vërshëllen gjyqtari Hamiti, faull për shkodranët.

1′ Starton sfida. Topin e parë e godasin lojtarët e Vllaznisë.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Adili, Gurishta, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Dunga, Dilaver. Trajner: Elvis Plori.

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Alan, Stojanoviç, Ndreca, Mëllugja, Garsia, Murataj, Hadroj, Carkanji, Mehmetllari. Trajner: Veljko Dovedan.

130251222_2836002210010435_6505756455552475229_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"