VIDEO / Vllaznia mban premtimin, Partizani ka fatin e Kukësit. Sërish garë treshe për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2017 | 20:41

VIDEO / Vllaznia mban premtimin, Partizani ka fatin e Kukësit. Sërish garë treshe për titullin

Vllaznia konfirmohet si “macja e zezë” e ekipeve që luftojnë për titull. Pas Skënderbeut dhe Kukësit, shkodranët ndalën edhe Partizanin.

Në “Loro Boriçi”, përballja që uli siparin e javvs së 29-të të Kategorisë Superiore përfundoi barazim 1-1 në fund të një 90-minutëshi plot emocione.

Pas një pjese të parë të barabartë në lojë dhe raste por pa gola, skuadra vendase gjeti golin me Rubin Hebajn, i cili në minutën e 76-të devijoi me kokë një top të krosuar nga goditja e dënimit.

Por festa e shkodranëve zgjati vetëm katër minuta, pasi Ekuban befasoi Selimajn me një gjuajtje të bukur nga hyrja e zonës.

Me këtë barazim të kuqtë humbën mundësinë për të marrë përsëri kryesimin të vetëm, duke e ndarë atë me Kukësin në kuotën e 58 pikëve. Nga kjo ndalesë e Partizanit përfiton edhe Skënderbeu, që tashmë e sheh veten vetëm tri pikë pas dyshes së kreut. Nga ana tjetër, Vllaznia parakalon Luftëtarin në vendin e katërt.

Vllaznia feston

Minutë pas minute

90+4′ Minutat e mbetura, megjithë rastet e krijuara në të dyja portat, nuk e ndryshojnë rezultatin. Mbyllet 1-1.

80′ Olsi Gocaj është i ndëshkuari i radhës te vendasit.

80′ GOL! Barazon Partizani. Festa e vendasve zgjat vetëm katër minuta, pasi Kaleb Ekuban rikthen baraspeshën me një të djathtë të befasishme nga kufijtë e zonës, pas një kontrolli të dobët të topit nga Çinari.

77′ Ndërrimi i dytë në radhët e të kuqve, Marko Cetkoviç i bën vend Jurgen Bardhit.

76′ GOL! Shënon Vllaznia. Rubin Hebaj devijon në rrjetë një top të ardhur nga një krosim nga e majta e sulmit shkodran. 1-0, “Loro Boriçi” në festë.

76′ Emiljano Vila ndëshkohet me karton të verdhë dhe mungon në ndeshjen e ardhshme ndaj Teutës.

71′ Sulejman Starova bën lëvizjen e parë në stol. Metju Bonifejs futet në vend të Mentor Mazrekajt.

70′ Në aksionin tjetër, Agustin Torasa niset në kundërsulm, por Denis Pjeshka e ndal me faull në hyrje të zonës. Karton i verdhë për mbrojtësin e Vllaznisë.

69′ Ky është momenti më i diskutueshëm i ndeshjes. Çinari me një pasim të bukur nxjerr Hebajn para portës, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga traversa dhe Krasniqi largon mbi vijë. Shkodranët pretendojnë për gol, gjyqtari vazhdon lojën.

64′ Moment i vështirë në portën e Partizanit. Alsid Tafili futet rrezikshëm në zonë, por Emiljano Vila i ndërhyn menjëherë duke e ndalur para se të godiste portën.

53′ Edhe fillimi i pjesës së dytë luhet pak a shumë me të njëjtat ritme si e para.

46′ Asnjë ndryshim në formacionet e skuadrave. Nis pjesa e dytë.

Pjesa 1

Pjesa e parë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura. Lojë e barabartë në “Loro Boriçi”.

42′ Pak sekonda më pas, Çinari kërcënon përsëri katërkëndëshin mysafir në të njëjtën mënyrë si dy herët e para, por Alban Hoxha i përgjigjet po me të njëjtën momedhë.

41′ Të kuqtë i afrohen portës me Lorenc Trashin. Mbrojtësi provon me të majtën nga kufijtë e zonës, por Erind Selimaj i përgjigjet duke devijuar topin në korne.

36′ Barazohet numri i kartonëve. Arbnor Fejzullahi ndëshkohet pasi ndal me faull Arlind Kalanë që po niste një aksion drejt zonës së Partizanit.

35′ Ditmar Bicaj ndërhyn nga prapa ndaj Ekubanit në mesfushë dhe arbitri nuk e fal. Karton i verdhë për qendërmbrojtësin shkodran.

35′ Në aksionin pasardhës, Çinari provon sërish me të majtën nga jashtë zonës, mirëpo Alban Hoxha i thotë përsëri “jo”.

35′ Tjetër mundësi për Partizanin. Pas një kombinimi me Trashin, Mazrekaj paso për Ekubanin në qendër të zonës, por sulmuesi italo-ganez bën mbrojtësin duke ia ndalur rrugën topit në vend që ta shtynte në portë.

29′ Ndërkohë, arbitri Meta duhet të ndërrojë këpucët për shkak të rreshjeve të shiut.

Gjyqtari nderron kepucet

28′ Rubin Hebaj mbetet i dëmtuar në një dyluftim me Krasniqin. Gjyqtari jep faull për Vllazninë, por e kursen mbrojtësin e kuq nga kartoni i verdhë.

25′ Rasti i parë i rrezikshëm vjen në portën e Vllaznisë. Kaleb Ekuban del para portës pas një vertikalizimi të marrë nga mesfusha, por shtylla i mohon golin e 13-të sezonal.

23′ Loja është e gjallë, por portat e skuadrave ende nuk janë kërcënuar seriozisht. Ndërkohë, fillon shiu.

14′ Nuk vonon reagimi i Partizanit. Pas një aksioni të gjatë, Mentor Mazrekaj tenton me të djathtën nga kufijtë e zonës. Megjithatë, diagonalja e fantazistit kosovar nuk gjen katërkëndëshin e Selimajt.

10′ Vllaznia i afrohet përsëri portës së kuqe. Kësaj here është Arsid Kruja që provon me një goditje pranë zonës, por e djathta e mesfushorit është e lehtë dhe e pasaktë.

6′ Sinjalin e parë e japin të zotët e shtëpisë. Eraldo Çinari provon të befasojë Alban Hoxhën me një gjuajtje nga rreth 25 metra, por “gardiani” i kuq grushton topin në goditje këndi.

1′ Fillon takimi në “Loro Boriçi”, vendasit e luajnë topin e parë nga mesi i fushës.

Para ndeshjes

Vllaznia 1 – 1 Partizani (Hebaj 76′ / Ekuban 80′)

Vllaznia (4-3-3): Selimaj; Gurishta, Bicaj, Pjeshka, Shtubina (Dyca 90′); Gocaj, Tafili, Kruja; Çinari (Muljemo 90+3′), Hebaj, Kalaja (Pepa 87′).
Trajner: Armando Cungu

Partizani (4-3-3): Hoxha; Fejzullahi, Krasniqi, Malota, Trashi; Batha, Vila, Cetkoviç (Bardhi 77′); Torasa (Sukaj 90′), Mazrekaj (Bonifejs 67′), Ekuban.
Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Kridens Meta

KV: Bicaj, Shtubina, Gocaj / Fejzullahi, Vila

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"