VIDEO/ Vllaznia “mace e zezë”, i heq fitoren nga duart Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 15:50

VIDEO/ Vllaznia “mace e zezë”, i heq fitoren nga duart Partizanit

UPDATE/ Vllaznia dhe Partizani janë ndalur në barazim 1-1 sot në “Reshit Rusi” takim i vlefshëm për javën e 21-të të Superiores. Nje ndeshje me emocione dhe tension që në fund i ka ndarë nga një pikë secilit ekip.

partizaniNjë ndeshje që i pati të gjitha, gola, kartona dhe tension. Në përfundim të pjesës së parë, ka pasur një përplasje mes futbollistëve dhe ndëshkim me karton të kuq për Armando Cungun.

Shkodranët kanë pretenduar për një penallti. Kaq ka mjaftuar që me mbylljen e fraksionit të parë të fillojë një sherr masiv midis lojtareve ku Gomez i ardhur se fundmi tek Partizani ka goditur nje lojtar shkodran..

Drejtuesit e Vllaznisë me në krye trajnerin Cungu kane protestuar ashpër te arbitri i ndeshjes duke e akuzuar ate për njëanshmeri dhe favorizim të hapur të Partizanit.

Trajneri shkodran është futur në fushë dhe i janë dashur disa minuta që të qetësohet ku në fund është ndëshkuar edhe me karton të kuq duke u detyruar të lerë stolin. Për të stabilizuar situatën ka ndërhyrë edhe policia.

Sa i përket ndeshjes Partizani shënon i pari me Raçiç në minutën e 21-të dhe qëndron në avantazh pothuajse për gjithe takimin deri kur vjen minuta e fundit e ndeshjes. Vllaznia nuk krijoi asnjë rast të pastër për shënim, por në fundin e ndeshjes e rriti presionin dhe arriti te goli.

Sulmuesi shkodran Dibra shënon golin e barazimit për shkodranët në minutën e 90-të duke i hequr nga dora 3 pikë të arta ekipit të Agostinelit. Një kros në zonë i Arbrit u prek sa duhej nga Dibra dhe topi shkon në rrjetë. Barazohet rezultati dhe ka festë në Shkodër pasi mbyllet gjithçka 1-1.

Me barazimin e sotëm Partizani mbetet në kuotën e 45 pikëve, 4 më pak se rivalët e Skënderbeut të cilët mbajnë vendin e parë klasifikim me 49 pikë. Nga ana tjetër Vllaznia merr një pikë të vlefshme që e mban në vendin e 7 me 19 pikë.

Vllaznia – Partizani 1-1
Golat: Dibra 90+’/ Raçiç 21′
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Bardulla, Sefa, Shtubina, Çinari, Kalaja Trajner: Armando Cungu
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Ibrahimi, Vila, Batha, Filipe, Trashi, Torasa, Raçiç Trajner: Andrea Agostineli

Goli i Raçiç:

Partizani ne avantazh ndaj Vllaznise – gol i Racic from Panorama Sport on Vimeo.

Goli i Dibrës:

Gooool90′ Vllaznia 1-1 Partizani

Posted by Futboll Shqip 24 on 2016-02-13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"