VIDEO/ Vllaznia heroike, thyen Kukësin brenda në Elbasan. Zhgënjen sulmi “atomik” i Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 18:52

VIDEO/ Vllaznia heroike, thyen Kukësin brenda në Elbasan. Zhgënjen sulmi “atomik” i Duros

Vllaznia doli fitimtare nga sfida e fundit e javës së shtatë, me shifrat 1-2 përballë Kukësit.

vllaznia

Sfida e luajtur në “Elbasan Arena”, nisi që në minutën e 8-të me një gol të shkodranëve, madje një realizim mjaft të bukur nga braziliani Hygor, me të majtën nga hyrja e zonës, që i dha një avantazh të shpejtë shkodranëve.

Pjesa e parë, minutat e mbetura pa tërësisht kuksianët që kërkonin golin e barazimit, por Vllaznia mbrohej ngjeshur prapa, dhe nuk i la asnjë mundësi ekipit të Duros.

kukesi

Pjesa e dytë më pas, pa kuksianët që rritën ritmin, dhe gjetën golin e barazimit me Shkurtajn në minutën e 54-t. Edhe pse pas golit të barazimit, tentativat ishin të shumta, madje Rroca humbi edhe një rast të pastër.

Teksa të gjithë ishin në sulm te Kukësi, në një kundërsulm të shpejtë, Vllaznia gjeti edhe golin e dytë me kapitenin Lika, në minutën e 79-të. Minutat e mbetura, ekipi i Jonuz u mbrojt mirë, dhe mori një fitore me shumë vlera.

vllaznia kukesi

Tashmë, shkodranët e shohin veten në kreun e renditjes, me 12 pikë, ndërsa Kukësi mbetet i shtati me 10 pikë.

 

 

FT | Kukësi-Vllaznia 1-2

GOLAT:  Shkurtaj 54′ / Hygor 8′, Lika 79′

 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi. Kukësi-Vllaznia 1-2

94’ Abazaj gjuan nga goditja e dënimit pranë portës, por topi përshëndet vetëm rrjetën e jashtme.

92’ Goditje dënimi për Kukësin, në hyrje të zonës së Sherrit.

90′ 5 minuta shtesë.

87’ Top i gjatë në zonën e Vllaznisë, rrëzohet Abazaj, dhe kuksianët duan penallti. Por, kryesori Kola jep faull në sulm, për prekje me dorë të Abazajt.

84’ Lika kërkon të nisë sërish Vllazninë, por Teqja e mbyll dhe rivënie anësore. Sërish para shkodranët.

83’ Ndërrimi i tretë për vllazninë. Ristevski në fushë, largohet Gligorov.

81’ Kryen një tjetër ndërrim Kukësi. Kotobelli i lë vendin Dakut.

79’ GOOOOOOL VLLAZNIA 1-2/ Nisje e bukur nga e djathta e Gligorov, dhe ky i fundit lë për kapitenin Lika. Shkodrani nuk e ka të vështirë të çojë topin në fundin e rrjetës.

78’ Shkurtaj provon me kokë teksa gjendet në hyrjen e zonës, por jashtë kuadratit të Sherrit.

78’ Godfrei kërkon të nisë Likën, por Obanor e mbyll kapitenin shkodran.

72’ Lëviz Duro dhe kryen ndërrimin e parë. Futet Ethemi, në vendin e Rrocës.

67’ Sërish rast për verilindorët. Rroca hedh një top në shtyllën e dytë zgjatet Shkurtaj, por nuk e arrin dot.

66’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Musollit, ndëshkohet me karton të verdhë Ramadani te shkodranët.

65’ Menjëherë sulm në krahun tjetër. Shkurtaj nis Abazajn, ky i fundit lë për Rrocën, dhe mesfushori e con topin mbi kuadrat.

65’ Nisje e shpejtë e Vllaznisë, Godfrei kroson nga e majta, por Xhika del dhe kontrollon.

64’ Jonuz kryen edhe ndërrimin e dytë. Largohet nga fusha autori i golit, Hygor, dhe futet Godfrei.

58’ Limaj provon me një goditje nga shumë larg drejt portës së Sherrit, shkodrani me majat e gishtave largon në goditje këndi.

57’ Zëvendësimi i parë i takimit. Arsid Kruja futet në fushë, del Shtubina.

54’ GOOOOOOL KUKËSI 1-1/ Barazohen shifrat në Elbasan, shënon Vasil Shkurtaj. Abazaj del i vetëm në të djathtë, dhe pason për Shkurtajn, ky i fundit e ka të lehtë të tundë rrjetën.

50’ Rrezikon Malota nga goditja e këndit. Pas harkimit, mbrojtësi me kokë godet, por jashtë kuadratit.

49’ Zbritje e shpejtë e shkodranëve me Likën, ky pason te Hygor, por pasimi i braziliani dërgohet në goditje këndi nga Teqja.

46′ Nis pjesa e dytë. Asnjë ndryshim te të dy skuadrat.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Vllaznia 0-1

47’ Limaj provon me një goditje nga jashtë zone, Sherri i sigurt kontrollon gjithçka.

46’ Topi në krahun tjetër, ku gjendet Kristal Abazaj. Shmang Shehin, por goditja kontrollohet pa probleme nga Sherri.

45’ 2 minuta shtesë.

45’ Dalje e shpejtë e Gligorov në të djathtë, ky i fundit pason për Shtubinën, por anësori thotë pozicion i parregullt për Shtubinën.

42’ Kotobelli në fundoren e majtë, kroson në zonë, por devijohet në goditje këndi.

41’ Kukësi në sulm total, por vështirë të çahen miqtë.

37’ Mbeten në sulm shkodranët. Thyejnë një aksion dhe Lika në të majtë hedh një top të gjatë në zonë. Obanor i vëmendshëm largon.

36’ Rrezikojnë miqtë. Gligorov kroson nga e djathta për Likën, por mbrojtja vendase largon rrezikun me kokë.

34’ Musolli ndërhyn gabim ndaj Hygor, dhe shkodranët fitojnë një faull për të fituar disa metra përpara.

32’ Limaj provon direkt nga goditja e dënimit, por Sherri fluturon dhe e çon topin në goditje këndi.

31’ Ndërhyrje e gabuar e Dajan Shehit ndaj Gavazajt, kryesori e ndëshkon me kartonin e verdhë. I pari në këtë sfidë.

27’ Shkodranët thyejnë një sulm të Kukësit dhe nisen shpejt në kundërsulm me Likën. Pas disa metrave, kapitenit të shkodranëve i bëhet faull dhe del përpara Vllaznia.

26’ Kitanosvski hedh një krosim të lartë në zonë nga goditja e dënimit, dhe topi mbetet te Shkurtaj. Vlonjati kërkon të godasë portën, por i bllokohet rrezja.

25’ Qarkullon topin ekipi i Duros, ndërkohë Vllaznia e tërhequr në gjysmëfushën e saj.

20’ Përplasen në ajër Gavazaj dhe Malota, ndalet loja. Stafet respektive mjekësore të ekipeve në fushë për ndihmën e parë.

20’ Nis shpejt Kukësi këndoren, por pjesa prapa e Vllaznisë është e ngjeshur, dhe ekipi i Jonuz e merr sërish topin.

19’ Goditjen e dënimit e merr përsipër Limaj, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

18’ Ndërhyrje e Hygor ndaj Rrocës, ndalet loja për faull në favor të verilindorëve.

14’ Sherri nxjerr për pak sekonda topin jashtë vijave, sepse ka probleme për Malotën. Gjithsesi, janë lotjarët e Kukësit që kthejnë sërish topin.

10’ Provon të reagojë Kukësi, Shkurtaj godet nga jashtë zone, por e lehtë goditja për Sherrin.

8’ GOOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Gol fantastik nga Hygor. Me një goditje me të majtën nga jashtë zone, topi i braziliani shkon drejt e në cepin e majtë të portës së Xhikës.

8’ Top i gjatë në zonën e Sherrit, gardiani shkodran sërish në pozicion.

6’ Kitanovski hedh një top të gjatë për Shkurtajn, por del Sherri dhe kontrollon

4’ Gligorov në fundoren e djathtë hedh një top në qendër të zonës, por nuk gjendet askush për të goditur. Sërish shkodranët me topin në zotërim, dhe pas një harkimi topi shkon te Gligorov, që godet por Kotobelli ndal me këmbë.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET

KUKËSI: Xhika, Kitanovski, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Limaj, Gavzaj, Rroca, Abazaj, Shkurtaj.  Trajner: Shpëtim Duro. bandicam 2019-10-06 16-37-06-285

VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Marku, Ramadani, Krymi, Hygor, Lika, Gligorov, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz.

bandicam 2019-10-06 16-37-40-490

Gjyqtar: Klajdi Kola (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"