VIDEO/ Vllaznia fiton dhe shkon në Europë, Bylisi bie nga kategoria
Vllaznia ka arritur të sigurojë vendin e katërt në klasifikim, falë një fitoreje ndaj Bylisit në transfertë me rezultatin 1-2.
Skuadra shkodrane arriti të përmbyste golin e Lajthisë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Ndërkohë, kjo humbje ia bën të pamundur qëndrimin në Superiore skuadrës së Bylisit që rikthehet në Kategorinë e Parë pas një sezoni.
Lajthia në minutën e 36 kaloi Bylisin në avantazh por një minutë më vonë barazoi Jonuzi. Në të dytën, ishte Latifi ai që shënoi golin e dytë duke i dhënë fitoren për Europën skuadrës së Vllaznisë.
BYLIS 1-2 VLLAZNIA
Golat: 36′ Lajthia / 37′ Jonuzi, 67′ Latifi
NGJARJET KRYESORE:
90′ Mbyllet takimi!
71′ Trumçi gjen golin, por poizicioni i tij është i parregullt
67′ GOOOL VLLAZNIA! Latifi nga e majta ka tentuar shtyllën e dytë dhe topi shkon në rrjetë
65′ Ardit Hoxhaj lë fushën për Vllazninë dhe vendin e tij e zë Kaina.
63’ Zëvendësimi i parë te Bylisi me Macollin që largohet dhe vendin e tij e zë Flamur Ruçi.
62’ Eskerdinja kërkon një top të gjatë për Qardakun por topi është më i fortë seç duhet.
49’ Mundësi e artë për shkodranët me anë të Balajt i cili shërbehet nga Jonuzi dhe del i vetëm para portierit, por Teqja bën heroin dhe e çon topin në këndore.
48’ Hakaj kroson në drejtim të zonës, por Damçevski ndërhyn dhe e largon në këndore.
46′ Nis e dyta
45+2′ Mbyllet pjesa e parë
43’ Mundësi kundërsulmi për Bylisin me anë të Lajthisë por ka vetëm goditje nga këndi pas Jonuzi ndërhyn në kohën e duhur.
37’ GOOOL VLLAZNIA! Jonuzi barazon shumë shpejt rezultatin
36’ GOOOL BYLIS! Lajthia kalon vendasit në avantazh pas një super aksioni.
34’ Krosim i lartë në zonën e Bylisit, aty ku Balaj tenton me kokë por topi përfundon jashtë.
26’ Latifi humbet mundësinë e artë për të kaluar Vllazninë në avantazh, ku i vetëm me portierin gabon.
19’ Qardaku rrezikon sërish për Bylisin me një kalim në zonë, por goditja e tij është e gabuar dhe shkon shumë lehtë në duart e portierit.
17’ Goditje dënim i që i përket Bylisi. Lajthia mundohet të driblojë por ndalet me faull nga miqtë.
13’ Marku ka mundësi të mirë në hyrje të zonës, teksa Balaj e pret i vetëm në të djathtë, por ai preferon goditjen dhe e çon jashtë.
9’ Qardaku provon të shfaqet i rrezikshëm nga e djathta dhe në hyrje të zonjës kërkon portën, por goditja e tij është qendrore e ndalet nga Zogoviç.
5’ Minuta të qeta tashmë mes dy skuadrave që më shumë duket se po studiojnë kundërshtarin.
2′ Goditje këndi për Vllazninë
1′ Nis takimi mes Bylisit dhe Vllaznisë
Formacionet zyrtare:
Bylis: Teqja, Trumçi, Adili, Damçevski, Zguro, Maçolli, Loran, Lajthia, Esquerdinha, Qardaku,
Kaçorri.
Trajner: N. Shensoji
Vllaznia: Zogovic, Hakaj, Juric, Shehi, Kruja, Marku, Boshnjaku, Jonuzi, Latifi, Hoxhaj, Balaj.
Trajner: G. Sedloski
Arbitër: Enea Jorgji
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"