VIDEO/ Vllaznia e pafuqishme, Tirana triumfon pastër në “klasike”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:59

VIDEO/ Vllaznia e pafuqishme, Tirana triumfon pastër në “klasike”

Tirana është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë në sfidën e dominuar totalisht nga skuadra e Egbosë, ndaj një Vllaznie thuajse inekzistente në fushën e lojës, sidomos në pjesën e dytë.

Tirana festa e golit logo

FOTO: F.HAZISLLARI

Fragmenti i parë i lojës, u mbylle me epërsinë 2-0 të kryeqytetasve, me autorë të golave Torasa dhe Ngo. Vlen të theksohet se në minutën e 25-të, shkodranët pretenduan për 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë brenda zonës, ndërkohë që gjyqtari Jorgji vazhdoi lojën.

Kartoni i kuq i Hoxhallarit logo

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Tirana mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit. Pavarësisht epërsisë numerike, Vllaznia nuk arriti të bënte asgjë, ndërkohë që Kale vulosi gjithçka me një gol të bukur në minutën e 63-të. Me këtë triumf Tirana shkoi në kuotën e 62 pikëve, duke kryesuar bindshëm, ndërkohë që Vllaznia është pozicionuar në vendin e 8-të me 39 pikë.

FT: TIRANA-VLLAZNIA 3-0

Torasa 31′ , Ngo 36′ , Kale 63′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

Akordohen 2 minuta shtesë.

80′ Bardheblutë kërkojnë të menaxhojnë avantazhin prej 3 golash, duke qarkulluar topin.

75′ Tirana kryen 2 zëvendësime largohen Torasa dhe Batha, vendin e tyre e zënë Halili dhe Sidibe.

68′ Tjetër kërcënim në portën e Vllaznis, edhe pse me 10 lojtarë, bardheblutë nuk heqin dorë nga sulmet. Kale tenton fluturimthi, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

65′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Majkëll Ngo, vendin e tij e zë Ismael Dunga.

63′ GOOOOOOL TIRANA 3-0/ Fantastik Kale. Brazilian realizon një gol mjaft të bukur pas asistit të Ngo, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së Efremov. 

63′ Tjetër zëvendësim te Vllaznia, largohet Krymi, vendin e tij e zë Bardulla.

58′ Pranë golit të tretë Tirana, me Kale, por gjuajtja e futbollistit bardheblu është devijuar në momentet e fundit në këndore.

53′ Tjetër zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha i riu Lekaj, vendin e tij e zë Ndriçim Shtubina.

52′ Kale nuk përfiton nga gabimi i Gligorov në hyrje të zënës, teksa nuk është koordinuar siç duhet, duke dalë me gjithë top jashtë vijës fundore.

48′ Vllaznia fiton këndoren e parë në këtë pjesë të dytë. Pas tentativës së Silvio Zhunior topi është devijuar.

46′ Starton pjesa e dytë. Skuadrat kryejnë 3 zëvendësimi. Te Tirana largohet nga fusha Kobina, vendin e tij e zë Ismajlgecit. Ndërkohë trajneri Dedja, largon nga fusha Kruja dhe Malota, për të aktivizuar Dajan Shehin dhe Silvio Zhunior.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Tirana me 10 lojtarë, Hoxhallari ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për simulim brenda zonës.

39′ Provon të kundërpërgjigjet Vllaznia me Sidorenkon, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Lika.

36′ GOOOOOOL TIRANA 2-0/ Tjetër gol në “Selman Stërmasi”. Majkëll Ngo nuk fal i vetëm përballë Efremov, pas asistit të Dokës, duke e dërguar topin në rrjetë. Në festë bardheblutë. 

31′ GOOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida pas një kundërsulmi brilant,  Agustin Torasa kalon në avantazh bardheblutë, falë asistit fantastik të Ngo. Me portën e boshatisur futbollisti argjentinas e ka pasur shumë të thjeshtë të realizojë. 

30′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën bardheblu. Pas gjuajtjes së Gilman Likës nga distanca, topi përplaset në tokë dhe largohet në këndore mes vështirësive nga Ilion Lika.

27′ Hoxhallari është i ndëshkuari i radhë me karton të verdhë.

25′  Vllaznia pretendon për 11-metërsh pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga ana e Bathës, por gjyqtari Jorgji nuk e akordon. Protestojnë ashpër shkodranët.

21′ Hoxhallari provon nga distanca, por gjuajtja e mbrojtësit bardheblu ka shkuar jashtë katërkëndëshit të portës së mbrojtur nga Efremov.

16′ Gilman Lika provon të surprizojë me një goditje parabol me kokë, por topi shkoi ngjitur me traversën.

14′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranën. Ngo fiton bukur duelin me Malotën, jep një asist për Torasën, i cili nuk gjuan si; duhet, duke sfumuar një shans të artë shënimi.

9′ Rast i rrezikshëm në portën e Vllaznisë pas tentativës së Hoxhallarit, mbrojtësi pogradecar pretendon për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Jorgji.

8′ Lekaj është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë pas ndërhyrje të gabuar me bërryl ndaj Hoxhallarit.

4′ Rast për Tiranën me Torasën, por gjuajtja e futbollistit bardheblu u ndal në momentet e fundit nga mbrojtësit shkodran.

3′ Bardheblutë më kërkues në këto minuta të para, ushtrojn presion të vazhdueshëm në zonën e Vllaznisë.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Karabeci, Torasa, Kobina, Kale, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

bandicam 2020-06-19 16-36-26-669

VLLAZNIA: Efremov, Lekaj, Adili, Malota, Gligorov, Gurishta, Krymi, Kruja, Lika, Sidorenko, Zogaj. Trajner: Hysen Dedja

bandicam 2020-06-19 16-37-15-815

GJYQTARË:  Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Emigers Gançi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"