VIDEO/ Vllaznia drejt kualifikimit, mund në transfertë me dy gola Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 21:54

VIDEO/ Vllaznia drejt kualifikimit, mund në transfertë me dy gola Bylisin

Vllaznia triumfoi me rezultatin 0-2 në Ballsh kundër Bylisit, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

bandicam 2023-01-17 13-38-22-127

Ishte një gol nga Jonuzi në pjesën e parë që vendosi fatet e kësaj sfide, me skuadrën e Bellait që provoi, por pa arritur të krijonte shumë rrezikshmëri.

Në fund më pas ishte Kaina i cili i dha goditjen përfundimtare ballshiotëve.

Kështu Vllaznia shkon më e qetë në ndeshjen e dytë në Shkodër, ndërsa Bylisi duhet të mendojë një mënyrë për të përmbysur rezultatin.

REZULTATI:

BYLIS 0-2 VLLAZNIA

Jonuzi 37′, Kaina 90+3′

NGJARJET KRYESORE:

90+6′ Mbyllet sfida!

90+3′ GOOOL VLLAZNIA 0-2/ Kaina shërbehet mirë nga Kruja në zonë dhe shtyn topin drejt rrjetës.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Jonuzi dhe në vendin e tij futet Kruja.

80′ Zguro shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Zëvendësim i dyfishtë te Bylis. Largohen Muçollari edhe Maçolli, në vendet e tyre futen Zguro dhe Kote.

70′ Zëvendësim i dyfishtë te Vllaznia. Largohen Hoxhaj edhe Heriç, në vendet e tyre futen Mala dhe H. Marku.

66′ Kaçorri shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Hoxhaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ Heriç provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

46′ Dy zëvendësime te Bylisi. Largohen Qardaku dhe Ruçi, në vendet e tyre futen Souza dhe Da Silva.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet vetëm 1 minutë shtesë.

42′ Trumçi i shkon shumë pranë golit me një gjuajtje brenda zonës, por Qarri arrin ta ndalë.

38′ Janku provon me një gjuajtje me kokë, e cila shkon shumë pranë kuadratit.

37′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Jonuzi provon me një gjuajtje me të djathtën nga jashtë zone, me topin që devijohet dhe shkon në rrjetë.

30′ Kaina del i vetëm përballë portës, por Teqja arrin ta ndalë duke e çuar topin në goditje këndi.

6′ Janku shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Çobës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

2′ Kaina provon menjëherë me një gjuajtje brenda zone, por tentativa e tij ndalet nga Teqja.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

 BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Muçollari, Lorran, Ruçi, Maçolli, Qardaku, Beji, Kaçorri.

Trajner: Arian Bellai

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Heriç, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina.

Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"