VIDEO/ Vllaznia dhe Laçi i prishin punë njëra-tjetrës, barazojnë dhe i largohen Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 17:00

VIDEO/ Vllaznia dhe Laçi i prishin punë njëra-tjetrës, barazojnë dhe i largohen Europës

Vllaznia dhe Laçi provojnë shansin e fundit për një vend në Europë. Në “Loro Boriçi”, dy skuadrat kanë një përballje direkte për vendin e katërt që të çon në Ligën e Konferencës dhe asnjërës nuk i lejohen gabime.

laci

Sa i përket rreshtimeve, dy trajnerët nuk kanë preferuar të bëjnë surpriza duke i  besuar më të mirëve. Balaj do ta nisë titullar në kampin shkodran, teksa Nica i ka besuar Guindos duke e ulur në stol Shkurtajn.

VLLAZNIA 1-1 LAÇI
47′ Balaj / 73′ Guindo
KV: 8′ Turkaj

NGJARJET KRYESORE:

90+13′ Mbyllet takimi!

90+10’Mundësi e mirë për Vllazninë me një krosim në zonë, teksa ka një pretendim për penallti por pasi Hamiti konsultohet me VAR, vazhdon lojën.

89’ Mundësi shumë e mirë për Laçin me anë të Spahiut që godet nga jashtë zone por topi shkon në rrjetë të jashtme duke dhënë iluzionin e golit

88’ Mundësi e artë për Vllazninë, aty ku Balaj, Kaina e Marku kanë pasur mundësi por pas pasimeve të shumta në zonë, goditja e Markut shkon në rrjetë të jashtme.

85′ Goditje dënimi për Vllazninë, aty ku Roganoviç merr të verdhë.

80’ Tjetër mundësi e mirë për Laçin me anë të Spahiut që godet, por e largon në këndore Zogoviç.

78’ Me fat Vllaznia! Ujka godet në hyrje të zonës duke lënë të shtangur portierin Zogoviç, por topi shkon në shtyllë.

75′ Sedloski bën një tjetër ndërrim, duke larguar nga fusha Jonuzin dhe vendin e tij e zë Kaina.

73′ GOOOL Laçi! Guindo barazon me penallti!

70’ Guindo i vetëm në zonë godet, por topi ndalet nga Zogoviç, por ka pasur një devijim me dorë nga Bulatoviç dhe ndëshkohet me karton të kuq, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR, Hamiti anulon kartonin e kuq dhe e ndëshkon me të verdhë mbrojtësin.

66’ Laçi në kërkim të golit të barazimit, me anë të Bibos i cili shërbehet nga Guindo dhe provon nga jashtë zone por topi shkon jashtë.

65’ Dy zëvendësime tashmë ku Mazrekaj i Laçit i lë vendin Barjamajt, teksa Alivoda nga Vllaznia zë vendin e Hoxhajt

60’ Ka tension në stolin e shkodranëve dhe duhet që Hamiti të vijë për të këshilluar stafin e Vllaznisë.

57’ Vjen krosimi në zonë nga këndorja, por Balaj është kthyer në ndihmë të mbrojtjes dhe e largon topin.

56’ Goditje këndi për Laçin, e ka fituar Guindo që nga jashtë zone.

52’ Shkodranët mundohen të menaxhojnë tashmë rezultatin pas avantazhit dhe janë tërhequr disi në mbrojtje.

47′ GOOOL VLLAZNIA! Balaj kalon vendasit në avantazh! Hakaj ka krosuar në zonë për Balajn i cili në pozicion të prirët ka kërkuar trekëndëshin e Selmanit, duke e çuar topin në rrjetë.

46′ Nis pjesa e dytë me dy ndërrime te Vllaznia. Largohen Kruja dhe Çoba, teksa Bulatovic dhe Herald Marku janë në fushë.

45+1′ Mbyllet e para!

45′ Akordohet edhe 1 minutë shtesë.

43’ Çoba kthehet në rrezik për Laçin nga e djathta. Sulmuesi kërkon të avancojë por ndalet me faull nga Manellari dhe tashmë shkodranët kanë një mundësi të mirë.

36′ Çoba tenton të krosojë por ka dy lojtarë pranë vetges dhe e kthen te Latifi.

30’ Tjetër mundësi e shpërdoruar nga shkodranët me anë të Juriç, i cili merr një krosim në zonë dhe godet, por topi shkon lehtë në duart e Selmanit.

26’ Goditje dënimi për Laçin. Mazrekaj kroson në zonë duke gjetur Allën i cili godet por e çon jashtë. Megjithatë, sinjalizohet edhe për pozicion jashtë loje.

18’ Laçi ka një mundësi të artë shënimi tani me anë të Spahiut në zonë, që depërton mirë në fundore dhe tenton të krosojë në zonë, por topi bllokohet në nisje.

12’ Vllaznia po luan minuta të mira duke kërkuar me ngulm golin, por mbrojtja mike është vendosur mirë dhe nuk po lë hapësira.

9’ Mundësi e mirë për Vllazninë tashmë me anë të Jonuzit që merr një kundërsulm dhe e nis për Latifin nga e majta. Ky i fundit hyn në zonë dhe jep një top në pikën e penalltisë, por askush nuk arrin të përfitojë.

8’ Goditje dënimi për Vllazninë në një pozicion të favorshëm. Çoba provon një krosim drejt zonës, por del Selmani dhe arrin të ndalë topin.

4’ Vllaznia e nis në sulm dhe ka një goditje këndi, por krosimi në zonë largohet pa probleme nga mbrojtja kurbinase.

1’ Nis takimi në “Loro Boriçi”

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç; Kruja, Shehi, Juriç, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi; Çoba, Hoxhaj, Latifi; Balaj
Trajner: Goce Sedloski

LAÇI: Selmani; Roganoviç, Alla, Turkaj, Ziko; Manellari, Ujka; Spahiu, Bibo, Mazrekaj; Guindo
Trajner: Stavri Nica

GJYQTAR: Eldorjan Hamiti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"