VIDEO/ Vllaznia bën poker ndaj Lushnjës, Sukaj shënon supergol nga mesi i fushës  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 15:56

VIDEO/ Vllaznia bën poker ndaj Lushnjës, Sukaj shënon supergol nga mesi i fushës  

Ka përfunduar takimi në Shkodër mes Vllaznisë dhe Lushnjës. Shkodranët e kanë dominuat tërësisht takimin me 4 gola të shënuar dhe me disa raste të tjera të humbura.

vllaznia lushnjadf

I pari shënoi Sukaj, ndërsa pak minuta më vonë Ribaj dyfishoi rezultatin.

Goli i tretë ishte një supergol i shënuar nga Sukaj që nga mesi i fushës, ndërsa golin e katërt e shënoi i riu Pusi. Vllaznia merr kështu një trepikësh të mëritur në luftën për mbijetesë.

frr

VLLAZNIA 4-0 LUSHNJA (Sukaj 6′, 45+1′, Ribaj 16′, Pusi 82′)

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi në Shkodër, Vllaznia 4-0 Lushnja.

90’ Arbitri i katërt nuk akordon minuta shtesë.

88’ Sefa nuk arrin do të shënojë përballë Sherrit.

82’ Talenti Pusi shënon edhe golin e katërt për shkodranët. Pusi kishte vetëm dy minuta në fushë.

80’ Largohet nga fusha autori i dy golave të shënuara. Sukaj i lë vendin të riut Pusi.

77’ Zëvendësimi i fundit për Lushnjën. Largohet Pepa dhe hyn Meto.

70’ Lushnja kishte një mundësi të mirë për të shënuar, por Pepa nga brenda zone nuk godet si duhet.

63’ Zëvendësim për Vllazninë. Çinari dhe Kalaja zëvendësohen kokë për kokë.

61’ Zëvendësimi i dytë për Lushnjën. Largohet Branica dhe futet Përgjini.

59’ Mersini dërgon një top për Sukajn në zonë, por largon Kristi Marku.

54’ Largohet Taullau për Lushnjën dhe futet Marku.

48’ Sukaj kishte mundësinë e parë për këtë pjesë para portierit Spaho, por Prençi largoi në minutën e fundit.

45’ Fillon pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë në Shkodër, Vllaznia 3-0 Lushnja.

45+1′ E pabesueshme, Xhevai Sukaj shënon supergol nga mesi i fushës në minutën e fundit të pjesës së parë.

 

45’ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

41’ Ribaj nis një kundërsulm të shpejtë për Vllazninë, por e nis topin shumë para ai dhe e nxjerr për rivënie anësore.

39’ Vuçaj pëson një dëmtim të lehtë. Largohet nga fusha ai, por rikthehet dy minuta më vonë

38’ Sukaj kishte një rast shumë të mirë për të shënuar. Sulmuesi godet gabuar nga brenda zonës.

36’ Vllaznia nis një kundërsulm të shpejtë, por Taullau e ndal me një faull taktik. Ndëshkohet me të verdhë lojtari i Lushnjës.

34’ Kroson Mone nga goditja e dënimit dhe topi shkon në kokën e Sefës. Godet lehtë sulmuesi dhe pret portieri Sherri.

29’ Sefa pretendon për një penallti pas një dyluftimi në zonë me Orelesin, por nuk është i këtij mendimi arbitri.

28’ Ka një dëmtim për lojtarin e Lushnjës, Enriko Papa, por fatmirësisht asgjë serioze dhe ai kthehet përsëri në fushë.

26’ Sukaj merr një top të bukur nga mesfusha, por nuk e godet mirë me kokë sulmuesi dhe ndal portieri Spaho.

21’ Kombinim i mirë i Maganit dhe Branicës. Kroson Magani për Sefën dhe sulmuesi gjuan me finte, por pret portieri shkodran dhe më pas largon mbrojtja.

20’ Sefa tentoi të provonte vëmendjen e Sherrit me një goditje nga jashtë zonës, por ishte jashtë kuadratit goditja.

15’ Një asist i përkryer nga Vuçaj, Ribaj shënon përsëri për shkodranët.

6’ Ka gol që në minutat e para, Sukaj mposht portierin Spaho.

1′ Nis sfida në Shkodër.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Lika, Vucaj, Krymi, Cinari, Ribaj, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prenci, Ruco, Mone, Alushi, Taullau, Branica, Papa, Pepa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"