VIDEO/ Vjen nga stoli, shënon tripletë dhe nxjerr ekipin nga “ferri”, Haland me debutim ëndrrash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 21:13

VIDEO/ Vjen nga stoli, shënon tripletë dhe nxjerr ekipin nga “ferri”, Haland me debutim ëndrrash

Erling Haland realizoi një nga debutimet më mbresëlënëse në historinë e futbollit duke shënuar tripletë që në takimin e parë me verdhezinjtë.

halandi

Norvegjezi erdhi nga stoli në minutën e 56-ë, kur Borusia Dortmundi ndodhej në disavantazh 3-1 në favor të Augsburgut dhe iu deshën vetëm 3 minuta për të shënuar golin e parë me ekipin gjerman.

Aktivizimi i 19-vjeçarit  i dha krahë Borusias, e cila arriti brenda 11 minutave të përmbyste takimin nga 3-1 në 3-4. Sërish Haland u bë protagonist sërish në këtë takim duke realizuar dhe golin e dytë e të tretë në minutën e 70-ë dhe 79-ë.

Aktualisht, duhen 11 minuta nga përfundimi i krejt takimit, ndërsa Borusia Dortmund dëshmon se me Halandin do të jetë një skuadër tepër ambicioze këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"