VIDEO/ Vjen nga dëmtimi dhe shënon brenda 4 minutave, Januzaj nuk fal me këmbën e majtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 23:06

VIDEO/ Vjen nga dëmtimi dhe shënon brenda 4 minutave, Januzaj nuk fal me këmbën e majtë

Futbollisti i Real Sociedadit Adnan Januzaj shënoi golin e tretë të fitores 0-3 të ekipit bask ndaj Real Betisit në javën e gjashtë të kampionatit spanjoll.
download

Pas rikthimit nga dëmtimi në 29 shtator, ish-lojtari i Mançester Junajtid iu deshën vetëm 4 minuta kohë për të shënuar. 25-vjeçari u aktivizua në minutën e 84-rt të sfidës dhe shënoi në minutën e 88-të pas një aksioni të shpejtë duke shënuar saktë me këmbën e majtë.

Ky është goli i dytë në këtë sezon i shënuar nga Januzaj me Sociedadin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"