VIDEO / Vjen ndalesa e parë e Napolit, Roma frenon të pagabueshmit e Spaletit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2021 | 20:15

VIDEO / Vjen ndalesa e parë e Napolit, Roma frenon të pagabueshmit e Spaletit

Pas 8 fitoreve radhazi në kampionat, vjen ndalesa e Napolit. Skuadra e Luçiano Spaletit kishte qenë e pagabueshme në start, duke arritur të merrte e vetme kreun e renditjes, por sot ajo ka bërë ndalesën e parë, duke barazuar në transfertë 0-0 ndaj Romës.

sdssdsd

Në një ndeshje shumë të luftuar në Olimpiko, skuadrat shpesh kanë anuluar njëra-tjetrën, edhe pse ishte Napoli kryesisht në sulm, në kërkim të golit të avantazhit. Në pjesën e dytë ishte dy herë Osimhen që krijoi raste duke parë sferën të ndalej fillimisht në shtyllë e më pas në traversë, ndërsa Pelegrini e Mançini nga ana tjetër gabuan përballë Ospina.

Ndaj ndeshja u mbyll me një barazim pa gola, që mban gjithsesi Napolin në vend të parë, por tashmë me pikë të barabarta me Milanin, ndërsa Roma sheh përsëri veten për momentin në katërshen e skuadrave më të mira.

sdsdsdsdsdddd
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"