VIDEO/ Vjen goli i 6 i sezonit, Et’hemi bëhet heroi i Istambulspor në minutën e 12 shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2023 | 20:50

VIDEO/ Vjen goli i 6 i sezonit, Et’hemi bëhet heroi i Istambulspor në minutën e 12 shtesë

Valon Et’hemi vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon në futbollin turk, ku vesh fanellën e  Istanbulspor. Ish-mesfushori i Kukësit, ka qenë edhe sot protagonist në barazimin 1-1 ndaj Gaziantep ku ka shënuar një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij.

valon ethemi

Në sfidën mes dy ekipeve që luftojnë për mbijetesën, miqtë kaluan të parët në avantazh që në fraksionin e parë të lojës dhe i shkuan shumë pranë fitores. Por në fundin e sfidës, në minutat shtesë, Istanbulspor fitoi një penallti për një prekje topi me dorë në zonë.

Ishte pikërisht Et’hemi ai i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 12 shtesë të takimit dhe i dha kështu një pikë në barazimin 1-1 skuadrës së tij që vazhdon të mbetet në vendin e fundit në renditjen e Superligës turke.

Për Et’hemin ky ishte goli i 6 i këtij sezoni në Superligë, teksa ka dhënë edhe dy asiste duke qenë një nga lojtarët më të spikatur për klubin turk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"