VIDEO/ “Vinicius ti je majmun”, ultrasit e Atletikos shpërthejnë në kore raciste ndaj yllit brazilian të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 22:33

VIDEO/ “Vinicius ti je majmun”, ultrasit e Atletikos shpërthejnë në kore raciste ndaj yllit brazilian të Realit

Kore raciste në drejtim të Vinicius Zhunior, u regjistruan para startit të derbit mes Atletikos së Madridit dhe Realit, e vlefshme për La Ligën.

VINICIUS

Jashtë stadiumit dëgjoheshin thirrjet e ultrasve bardhekuq: “Ti je një majmun, Vinicius ti je një majmun”, teksa këto video bën xhiron e rrjeteve sociale.

Këto kore raciste vijnë pas një fushate të fortë antiraciste si nga vetë Vinicius, ashtu edhe nga shumë brazilianë, pas fjalëve të Pedro Bravos në “El Chiringuito”, të cilat zemëruan brazilianët.

“Nëse doni të kërceni samba, shkoni në Brazil. Këtu ajo që duhet të bëni është të respektoni kolegët tuaj profesionistë dhe të ndaloni së vepruari si majmunë,” – tha ai.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"