VIDEO/ “Viktima” e preferuar, Vardi i shënon sërish Arsenalit dhe i jep fitoren Lestërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 22:14

VIDEO/ “Viktima” e preferuar, Vardi i shënon sërish Arsenalit dhe i jep fitoren Lestërit

Xhemi Vardi e ka kthyer Arsenalin në viktimën e preferuar, teksa në 12 ndeshje të zhvilluara ndaj “Topçinjve”, ka arritur të shënojë 11 gola dhe një asist.

VARDI

Pikërisht golin e 12-të, sulmuesi anglez e shënoi ditën e sotme, në përballjen mes Arsenalit dhe Lestërit. Vardi u fut nga stoli në minutën e 60’ dhe në minutën e 80’ shënoi golin e avantazhit për Lesëtrin, i cili ishte i vetmi i ndeshjes, duke i dhënë kështu “Dhelprave” fitoren.

Në këtë mënyrë, Lestëri rikthehet te fitorja pas dy humbjeve në kampionat dhe shkon në vendin e 4-t me 12 pikë, ndërsa Arsenali qëndron në vendin e 10 me 9 pikë.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"