VIDEO/ Vijon ecurinë pozitive, PSG triumfon në shtëpi ndaj Nisës dhe ngjitet në kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 18:34

VIDEO/ Vijon ecurinë pozitive, PSG triumfon në shtëpi ndaj Nisës dhe ngjitet në kreun e renditjes

PSG triumfon me rezultatin 2-1 në stadiumin “Parc des Princes” ndaj Nisës, duke e çuar në tri serinë e fitoreve rradhazi.

PSG

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22′ me anë të Julian Draksler, baraspesha u rikthye në minutën e 50′ me autor Roni Lopez, goli i fitores dhe i vulosjes së sfidës ishte në minutën e 76′ me anë të Moize Ken.

Me këtë sukses skuadra e Mauricio Poçetinos renditet në vendin e parë në kuotën e 54 pikëve, në pikë të barabarta me Lilën e cila është në pritje për të zhvilluar ndeshjen e saj.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"