VIDEO/ Vetëm një gol mjafton, Napoli afrohet me Juven. Strakosha vetëm barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 22:49

VIDEO/ Vetëm një gol mjafton, Napoli afrohet me Juven. Strakosha vetëm barazim

Napoli ia doli të përfitonte më së miri nga ndalesa e Juventusit ditën e djeshme. Ekipi i Sarrit fitoi me rezultatin e ngushtë, 1-0 ndaj Xhenoas në shtëpi, dhe fitorja nuk erdhi me shumë lehtësi. Sfidën e vendosi vetëm një gol i Raul Albiol, në minutën e 72-të. Tashmë, diferenca me Juventusin shkurtohet në vetëm 2 pikë.

napol

Lacio nga ana tjetër, u ndal vetëm në një barazim me Bolonjan, me rezultatin 1-1. Verdi shënoi që në minutën e 3-të për miqtë, ndërsa Lukas Leiva barazoi shpejt, në minutën e 16-të. Deri në fund, nuk pati më gola, dhe Napoli tashmë mbetet në vendin e 5-të, në kuotën e 54 pikëve, me Milanin që vazhdon të ndjekë nga mbrapa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"