VIDEO/ Veseli titullar, Empoli pëson humbjen e tretë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 22:37

VIDEO/ Veseli titullar, Empoli pëson humbjen e tretë në kampionat

Empoli i Frederik Veselit u mposht me rezultatin 3-1 nga Sasuolo në takimin e vlefshëm për javën e 5-të të Serisë A. Mbrojtësi i Kombëtares, u aktivizua si titullar në këtë sfidë, por nuk arriti të evitonte humbjen e skuadrës së tij.

t2YcGiVn

Skuadra e Veselit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e parë me anë të Kaputo, por festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 13-të, Boateng barazoi shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë vendasit gjetën edhe 2 herë rrugën e rrjetës me Ferrarin dhe Di Françeskon.

Skuadra e Andreacolit e mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi në minutën e 71-të, Zjaç u ndëshkua me karton të kuq. Kjo ishte humbja e tretë në kampionat për skuadrën e Empolit në 5 javët e para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"