VIDEO/ Vershtapen triumfon në Francë, piloti holandez i lë “targën” Hemiltonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 17:17

VIDEO/ Vershtapen triumfon në Francë, piloti holandez i lë “targën” Hemiltonit

Maks Vershtapen është fituesi i garës së Formula 1 në Çmimin e Madh të Francës në pistën “Paul Ricard”. Piloti holandez korri suksesin e tretë sezonal, teksa arriti të triumfojë falë një strategjie më të mirë, duke parakaluar Luis Hemiltonin në xhiron e parafundit.

145928761-bd79346f-a6b8-4b71-a243-ee14659d07c2

Britaniku u klasifikua i dyti, ndërsa në vendin e tretë u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e Serxhio Perez.

Paraqitje mjaft të mira në këtë garë bënë edhe makinat McLaren, me Norris dhe Riçiardo në vendet 5-6. Në zonën e pikëve u futën edhe dy veteranët Alonso e Fetel. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Verstappen shkëputet 12 pikë në klasifikim ndaj Hamilton.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"