VIDEO/ Vershtapen nuk njeh mëshirë në Imola, Lëklerk zhgënjen pas një gabimi fatal në xhirot e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2022 | 16:55

VIDEO/ Vershtapen nuk njeh mëshirë në Imola, Lëklerk zhgënjen pas një gabimi fatal në xhirot e fundit

Maks Vershtapen ja ka dal mbanë të triumfojë në Çmimin e Madh të Imolas, me holandezin që nuk e lëshoi vendin e parë për asnjë moment gjatë garës, duke e dominuar atë nga fillimi në fund.

vershtapen

Kampioni i botës në fuqi dhuroi spektakël që në fillimin e kësaj gare, me ndihmën e shokut të tij Serxhio Perez, që e mbajti vendin e dytë të paprekur, duke mos lejuar asnjë kërcënim ndaj holandezit.

Ai që zhgënjeu më shumë në këtë garë ishte Lëklerk, i cili humbi vendin e tretë, pas një gabimi amatoresk në xhirot e fundit, duke e mbyllur në vendin e 6-të.

Ferrari gjithashtu vajton dhe daljen nga pista  që në xhiro të parë të Karlos Sainz, i cili doli pa pikë në këtë garë.

Mercedezi duhet të gëzohet me vendin e 4-të të Xhorxh Rasëll, ndërsa Hemilton del pa pik, duke u renditur vetëm në vendin e 14-të.

Podiumin në këtë garë e plotësoi MekLaren me Lando Norris, i cili përfitoi në maksimum nga gabimi i pilotit nga Monako.

 

 

 

RENDITJA:

formula 1 renditja imola

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"