Video / Vërshëllimat e himnit shqiptar sjellin përplasje tifozësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2016 | 10:31

Video / Vërshëllimat e himnit shqiptar sjellin përplasje tifozësh

Një grup i madh tifozësh shqiptarë kanë ndjekur dje ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë në “fan-zonën” poshtë Kullës Eifel në Paris. Por atmosfera atje nuk ka qenë aq miqësore sa në Marsejë, sidomos pasi tifozët francezë, të mbështetur nga një grup me tifozë kroatë, kanë vërshëllyer himnin shqiptar në fillimin e takimit.


Mes dy  tifozerive ka nisur një përplasje fizike, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të qetësohej. Forcat e sigurisë kanë mbajtur të ndara dy tifozeritë gjatë ndeshjes, për të evituar një tjetër përshkallëzim të situatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"