VIDEO/ Verona e bën “ferr”, “dhunon” Milanin e Gatuzos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 14:33

VIDEO/ Verona e bën “ferr”, “dhunon” Milanin e Gatuzos

U desh përballja me Milanin që Verona të largohet nga vendi i parafundit i renditjes. Një fundjavë e cila iu kishte rikthyer disi buzëqeshjen kuqezinjve, falë disfatës së hidhur të ekipit tjetër të Milanos, Interit, u shndërrua në “ferr”.

Milan

Transferta në Verona ka përfunduar 3-0 falë golave të Karaçolos, Kin dhe Besës. Kuqezinjtë kanë bërë goditje në merkato për të afruar një qendërmbrojtës si Bonuçi, por në një goditje dënimi Karraccolo shënon me kokë pas krosimit nga këndi si të ishte një lojë fëmijësh. Vendasit në avantazh dhe për Milanin nis “tatëpjeta”.

Goli i dytë, në të 55-tën, vjen pas një kundërsulmi të Veronës nga e majta dhe në qendër të zonës, Daniele Besa pason saktë për Kean që shtang të besuarit e Gatuzos. Gjithçka bëhet më e rëndë për kuqezinjtë kur Besa do të trefishojë rezultatin. Për “Djallin”, edhe ferri bëhet i padenjë, ndërkohë që “gëzimi” për mundjen e Interit, është gjëja më e bukur që mund të dhurojë ky Milan.  Në minutë e 91-të, Suso la skuadrën me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Pas javës së 17-të, kuqezinjtë janë përkohësisht në vendin e shtatë me 24 pikë, ndërkohë që Verona lë fundin e klasifikimit dhe shkon në kuotën e 13 pikëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"