VIDEO/ Venger bën rrotacion, Arsenali fiton lehtësisht ndaj BATE Borisovit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 21:39

VIDEO/ Venger bën rrotacion, Arsenali fiton lehtësisht ndaj BATE Borisovit

Arsenali e ka fituar me lehtësi ndeshjen e dytë në Grupin H të Ligës së Europës në transfertë ndaj BATE Borisovit. Edhe pse trajneri Arsen Venger kishte bërë rrotacion në formacion duke aktivizuar shumë nga futbollistët që marrin pak minuta në kampionat, topçinjtë e fituan takimin me rezultatin 2-4.

arsenal

Teo Uollkot shënoi dy gola në minutat 9 dhe 22, ndërkohë që Hollding realizoi golin e tretë në minutën e 25-të. Ivaniç ngushtoi shifrat në të 28-n, por Zhirud me penallti në minutën e 49 shënoi sërish për Arsenalin. Goli i fundit u shënua nga Gordejçuk në minutën e 67.

Pas dy ndeshjesh, Arsenali ka 6 pikë të plota në Grupin H dhe mban vendin e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"