VIDEO/ Vendos kryevepra e Lorenco Vilës, Teuta mund Bylisin në shtëpi dhe kap vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 17:55

VIDEO/ Vendos kryevepra e Lorenco Vilës, Teuta mund Bylisin në shtëpi dhe kap vendin e tretë

 

Teuta ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Bylisit, me rezultatin 1-0. Ekipi i Martinit edhe pse ka vuajtur ka arritur të marrë një trepikësh të artë.

Goli i Teutes (1)

Teuta kaloi në avantazh me supergolin e Lorenco Vilës, në minutën e 11-të, teksa ai  goditur jashtë zone me një raketë dhe ka gjetur rrugën e rrjetës.

Bylisi shtoi presionin humbi jo pak raste në pjesën e parë, por pa gjetur golin e barazimit. Kështu skuadrat shkuan në dhonat e zhveshjes me Teutën në avantazh.

Pjesa e dytë startoi me ritëm, me Bylisin që kërkoi më shumë golin, por pa e gjetur atë deri në fund, duke rënë në murin e ngritur nga Frashëri, që ka bërë disa pritje tepër të vështira. Ndërkohë Bylisi ka pretenduar dhe për një penallti në minutëne 65-të të takimit.

Teuta kështu ka shkuar në kuotën e 31 pikëve dhe tashmë ndodhet në vendin e trertë, ndërsa Bylisi ndodhet një vend më poshtë me 30 pikë.

TEUTA- BYLIS 1-0

(Lorenco Vila 11′)

KOMENTI :

Përfundon sfida me fitoren e Teutës.

90+4′ Rast i fundit për Bylisin, Murataj kroson, por topi del jashtë.

90+1′ Mundësi e mirë për Bylisin, Qardaku nuk mund të shënoj.

90′ Arbitri i katërt jep 4 minuta shtesë.

89′ Kolubali del nga loja, vendin e tij e zë Jazhxi.

87′ Shkalla ndëshkohet me karton të verdhë.

85′ Bicaj godet me kokë, por Frashëri nuk lejon që topi të kaloj nga ai.

83′ Aleksi ndalon topin para se të shkonte në rrjetë, rast ideal për Bylisin pas goditje me kokë të Bicajt. Aleksi ndodhet në vendin e duhuru në kohën e duhur dhe shpëton skuadrën e tij.

81′ Largohet Sherif Kallaku, në lojë futet Gruda.

80′ Vila dhe Hidi mbeten të shtrirë dhe marrin ndihmën mjekësore, pasi përplasen brenda zonës.

79′ Del Bajramaj dhe futet Ujka. Kryen zëvendësimin e fundit Bylisi.

77′ Çyrbja dhuron spektakël nga krahu i majtë, driblon Bicajn futet në zonë, pason por Shkalla eviton rrezikun duke larguar sferën.

74′ Bylisi tepër kërkues në 3-4 minutat e fundit, ballshiotët insistojnë me çdo mënyrë.

72′ Murataj godet nga larg, Aleksi është ai që ndalon topin me kokë dhe shmang rrezikun.

71′ Teuta luan me kohën, tenton të vonoj disi lojën.

66′ Ndërkaq Bylisi kryen zëvendësimin e dytë, Peçi futet në lojë del Gonzales.

65′ Protestojnë lojtarët e Bylisit, pasi pretendojnë për prekje të topit me dorë nga ana e Todorovskit brenda zonës. Arbitri urdhëroi vazhdimin e lojës.

62′ Ndëshkohet me të verdhë Gonzales për një ndërhyrje të gabuar.

59′ Futet në lojë Qardaku, del Ntepe. Bylisi kryen zëvendësimin e parë.

58′ Avdyli kroson topin në zonë, por punë e lehtë për Hidin që kontrollon dhe nis kundërsulmin.

53′ Vila tenton të shënoj një tjetër supergol, por topi nuk i bën nderin dhe shkon jashtë kuadratit.

51′ Bicaj ndëshkohet me të verdhë dhe humbet sfidën me Vllazninë.

50′ Kallaku tregohet egoist, godet nga një pozicion diagonal, por nuk gjen shënjestër.

48′ Goditje këndi për Bylisin, Ntepe godet me kokë, topi mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë në “Niko Dovana”. Trajnerët nuk kryejnë zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Superpritje e Frashërit, zgjatet dhe eviton golin e sigurt pas gjuatjes nga afër të Bajramajt. Pas goditjes së këndit, Shkalla godet me kokë, por Frashëri pret sërish pak para se topi të kalonte vijën fatale. Ka pasur protesat nga ballshiotët, por rezultati nuk ka ndryshuar.

43′ Teuta preson në zonën e Bylisit, por miqtë dalin me pasime të sakta nga gjysëfusha e tyre.

39′ Në kohë vonesë Kulibali, i cili shkakton faull te Shkalla dhe ndëshkohet me të verdhë.

34′ Ndreca tenton me një goditje dënim shumë larg zonës, por ndalet nga durrsakët.

29′ Valentino Murataj tenton me një goditje me këmbën e majtë, Frashëri ishte vendosur aty kun duhet dhe pret topin. Rast i mirë për Bylisin, i pari në këtë takim.

26′ Çyrbja tenton jashtë zone, por goditja mbi kuadrat.

24′ Avdyli godet nga larg pas gabimit të Bajramajt, por goditja nuk gjen shënjestër.

22′ Peposhi kroson në zonë, largojnë lojtarët e Teutës nga zona.

20′ Arapi nuk mund të vazhdojë më lojën, i jep shiritin e kapitenit Vilës. Aleksi do spostohet në mbrojtje, ndërsa Avdyli që u fut në lojë shkon në mesin e fushës. Ndryshojnë planet për Edi Martinin.

17′ Teuta luan më qetë pas shënimit të golit. Ekipi i Martinit kontrollon lojën.

11′ GOOOLLL Teuta 1-0. Lorenco Vila shënon një supergol nga jashtë zone. Lojtari i durrsakëve tentoi nga jashtë zone duke gjetur rrjetën me një perlë, që nuk i ka lënë shumë mundësi Hidit.

9′ Minutat e para pa raste në “Niko Dovana”.

Starton sfida në “Niko Dovana”

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, E. Vila, Kallaku, Cyrbja, L. Vila, Kulibali.

BYLIS: Hidi, Ntepe, Shkalla, Bicaj, Peposhi, Hadroj, Murataj, Bajramaj, Zuluaga, Ndreca, Guindo.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"