VIDEO/ Vendos goli i Eze, Kukësi mposht Apoloninë dhe merr fitoren e tretë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:42

VIDEO/ Vendos goli i Eze, Kukësi mposht Apoloninë dhe merr fitoren e tretë radhazi

 

Kukësi ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi ditën e sotme , teksa ka mposhtur minimalisht Apoloninë, në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë Superiore. Pjesa e parë ishte e qetë, me Apoloninë që kishte rastin më të mirë me Mehmetin në minutën e 14-të, ku tentoi me një gjuajtje nga jashtë, por Tafa ndali gjithçka.

bandicam 2020-12-05 18-20-41-075

Pjesa e dytë nisi menjëherë me spektakël, me të dyja skuadrat që kishin dy raste të arta shënimi. Leira në fillim bën një gjuajtje të bukur por Harizaj ndal gjithçka, ndërsa Mihana vetëm 1 minutë më vonë shpërdoron rast të artë shënimi.

Eze në minutën e 53’, i vetëm me portierin, dështon ta dërgojë në rrjetë, por shënjestrën e rregulloi në minutën e 78’, ku pas një pasimi perfekt të marrë nga Kuper, ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke shënuar golin e avantazhit për Kukësin, i cili ishte edhe i vetmi i gjithë ndeshjes. Verilindorët regjistrojnë kështu fitoren e 3-të radhazi në kampionat, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve dhe renditen në 3-tët, ndërsa Apolonia mbetet e fundit me 2 pikë.

FT| KUKËSI-APOLONIA 1-0

Eze 77′

Komenti live

Mbyllet sfida!

Akordon 4 minuta shtesë!

87’ Gega kryen zëvendësimin e dytë, largon nga fusha e lojës Eze dhe fut Ymerin.

78’ GOOOOOOL KUKËSI 1-0! Nuk fal këtë herë Eze, i cili pas një pasimi perfekt të marrë nga Kuper në krahun e djathtë nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë, për të kaluar në avantazh verilindorët.

77’ Zëvendësim i dyfishtë te Apolonia, largohen nga fusha e lojës Haxhiu dhe Mehmeti, për t’u inkuadruar Gjata dhe Hebeja.

76’ Harizaj bën heroin ndaj Vesel Limajt, pas një gjuajtje të bukur të këtij të fundit me të majtë, portieri i fierakëve bën një pritje të bukur duke i mohuar golin Kukësit.

73’ Zëvendësim te Apolonia, largohet nga fusha Kumani, për t’i lënë vendin Ndraxhi.

72’ Tenton të surprizojë Apolonia me Ejoh, që del bukur në sulm, tenton me një gjuajtje nga jashtë zone, por është shumë e dobët dhe topi shkon jashtë.

70’ Tjetër mundësi për Eze, i cili merr pasim të bukur nga Leira në zonë, por dështon ta dërgojë topin në rrjetë, duke e dërguar atë jashtë portës.

68’ Dragoshi merr bukur fundoren në krahun e djathtë, por ndalet në mënyrë të parregullt nga Sota, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

60’ Vijnë zëvendësimet e para në ndeshje. Te Apolonia largohet Omeri për Zogën, ndërsa te Kukësi Gashi i lë vendin Kuperit.

60’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin, me Leirën që lëviz bukur në zonë dhe krijon hapësirë për të majtën, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Harizaj.

53’ Çfarë rasti për Kukësin! Eze bën më të vështirën, teksa pas një pasimi perfekt të Demirit, del i vetëm me portën, por e dërgon topin mbi kuadrat.

50′ Pretendim për penallti nga Apolonia, Taipi largon një top më kokë në zonë, me sferën që përplaset te dora e Eze, por për arbitrin nuk ka 11-metërsh.

48’ E pabesueshme çfarë ka humbur Mihana, i cili i vetëm me portierin nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

47’ Menjëherë mundësi e mirë për Kukësin, me Leirën, i cili gjuan bukur me të majtën, por Harizaj i ndal golin e sigurt sulmuesit.

Starton pjesa e dytë!

Pjesë e parë e vakët, skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjes!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë nga arbitri i 4-t.

43’ Gjelbrim Taipi tenton një pasim vertikal për Gashin, por Harizaj është i vëmendshëm dhe del për të mbyllur gjithçka.

39’ Kombinime shumë të mira të lojtarëve të Kukësit pranë zonës së rreptësisë, Leira i jep një top Gashit në të majtë, ky i fundit tenton portën me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon lart.

37’ Vesel Limaj tenton me një gjuajte të fortë nga jashtë zone, asnjë problem për portierin Harizaj, pasi sfera shkon mbi kuadrat.

34’ Demiri i jep një top shumë të mirë Albin Gashit nga krahu i majtë, sulmuesi tenton të krijojë hapësirë në zonë, por bllokohet nga Agyare.

31’ Kundërsulm i Apolonisë me Rimal Haxhiun, i cili niset drejt portës së Tafës, por Lulaj e ndalon në momentin e fundit.

28’ Krosim i rrezikshëm i Ibraimit nga krahu i majtë, por Agyare largon në goditje nga këndi, duke mos rrezikuar më tej.

18’ Vertikalizim i bukur i Kumanit për Ejoh, i cili niset drejt portës së Kukësit, por del portieri Tafa dhe largon topin në rivënie anësore.

16’ Kundërpërgjigjet Kukësi, me Leirën që merr një top të bukur në zonë, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit të portës.

14’ Apolonia jep shkëndijën e parë me Mehmetin që lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por Tafa ndal topin. Në vijim të aksionit, Mihana pretendon për penallti pas një topi të ndalur nga Dragoshi.

10’ Duel në ajër mes Ejoh dhe Bytyçit, me sulmuesin e Apolonisë shkakton faull, pas një goditje me brryl ndaj mbrojtësit.

4’ Goditje nga këndi për Kukësin. Kroson Limaj nga krahu i majtë, Sota duelon me Gashin në ajër dhe lojtari fierak mbetet i dëmtuar në fushë. I shtrirë mbetet edhe Smaçi, i cili merr një goditje nga Gashi.

Starton takimi në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Ibraimi, Mateus Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega

Apolonia: Harizaj, Sota, Agyare, Bumbar, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Kumani, Omeri, Ejoh. Trajner: Nikolin Çoçlli

129720209_322487652072973_7531704022524176319_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"