VIDEO/ Dopietë për 5 minuta, Ronaldo i jep fitoren Juventusit ndaj Kaljarit. “Zonja e Vjetër” presion Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:46

VIDEO/ Dopietë për 5 minuta, Ronaldo i jep fitoren Juventusit ndaj Kaljarit. “Zonja e Vjetër” presion Milanit

Juventusi është rikthyer te fitorja në kampionat, pas barazimit me Lacion në javën e fundit, teksa ditën e sotme ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Kaljarit.Ronaldo.Juve.esultanza.2020.21.750x450

Ishte Kristiano Ronaldo i cili me dopietën e tij në minutat 38’ dhe 42’ i dha një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Pirlos. Ishte një ndeshje e dominuar nga bardhezinjtë nga fillimi deri në fund, duke pasur edhe disa raste të tjera për shënim.

Kaljari gjeti golin në minutën e 69’ me Klavan, por u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore Juventusi shkon në vendin e dytë me 16 pikë, 1 pikë më pak se Milani kryesues, që luan nesër me Napolin në transfertë.

FT| JUVENTUS-KALJARI 2-0

Ronaldo 38′, 43′

FORMACIONET ZYRTARE:

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"