VIDEO/ Vendim i turpshëm i Ajaksit pas disfatës historike me Napolin, lojtarët refuzojnë të ndërrojnë fanellat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 20:59

VIDEO/ Vendim i turpshëm i Ajaksit pas disfatës historike me Napolin, lojtarët refuzojnë të ndërrojnë fanellat

Ndërrimi i fanellave pas ndeshjeve është kthyer në një traditë, aq më tepër kur bëhet fjalë për Ligën e Kampioneve apo në rastin e Napolit pas një fitoreje 6-1 historike në fushën e Ajaksit që do kujtohet gjatë. Por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për futbollistët napolitanë, të cilët kanë parë t’u refuzohet nga kundërshtarët shkëmbimi i fanellave.

sdfsdfsdfdf

Napoli i dha një leksion të mirëfilltë holandezëve me një fitore bindëse 6-1 që lë pak vend për diskutim. Rezultat i cili nervozoi aq shumë vendasit në stadiumin që mban emrin e Johan Krujf, sa në minutat e fundit të ndeshjes, të kontestuar nga tifozët e tyre, filluan të bënin faulle shumë të rënda ndaj lojtarëve të skuadrës italiane.

Por jo vetëm kaq. Në një video të filmuar pas sfidës, shfaqet gjesti tjetër antisportiv i skuadrës holandeze që me sa duket nuk e pranon lehtë humbjen. Pamjet tregojnë magazinierin e Napolit që shkon me disa fanella të lojtarëve napolitanë te dhomat e zhveshjeve të Ajaksit, duke kërkuar një shkëmbim të tyre.

Një drejtues i Ajaksit merr fanellat edhe futet brenda, por kthehet pas pak çastesh dhe ia kthen përsëri italianit, duke bërë që qartë që lojtarët kishin refuzuar shkëmbimin e fanellave. Një gjest i paprecedent për një ndeshje të këtij niveli, që padyshim do të bëjë edhe më të zjarrtë sfidën e kthimit që luhet në javën e ardhshme mes dy skuadrave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"