VIDEO/ Veleçiku në “qiellin e shtatë”, e uron Hysaj dhe mbrojtësi portugez i Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 11:47

VIDEO/ Veleçiku në “qiellin e shtatë”, e uron Hysaj dhe mbrojtësi portugez i Napolit

Veleçiku i Koplikut u ngjit në Kategorinë e Parë teksa mposhti Shkumbinin me rezultatin 0-1, në takimin “play-out” të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Pas këtij triumfi historik nuk kanë munguar urimet e shumta për lojtarët dhe stafin, por më speciali qe ai i mbrojtësit të Napolit Elseid Hysaj.

Veleciku

Nëpërmjet një video mesazhi, mbrojtësi i Kombëtares së bashku me futbollistin portugez të Napolit, Mario Rui, urojnë ekipin e Veleçikut për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Untitled-collage-5

“Urime Veleçikut, ishalla iu ectë mbarë. Ju përshëndes”, ishin fjalët e Hysajt në video mesazhin. “Forca Veleçiku”, shton mbrojtësi i Napolit, Mario Rui.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"