VIDEO/ Vazhdon ringjallja e Ukrainës, fitore bindëse për të marrë kreun e grupit në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 18:56

VIDEO/ Vazhdon ringjallja e Ukrainës, fitore bindëse për të marrë kreun e grupit në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Ukrainës ka siguruar sot fitoren e dytë në grup në Ligën e Kombeve në ndeshjen ndaj Armenisë, duke fituar 3-0 në sfidën e zhvilluar në Poloni. Verdheblutë, edhe pse me shumë lojtarë që nuk kishin qenë në aktivitet që kur shpërtheu lufta në Ukrainë, ia dolën të siguronin këtë fitore që i ngjit në vendin e dytë në Grupin 1 të Ligës B.

asdasdasd

Të gjithë golat për skuadrën ukrainase erdhën në pjesën e dytë të sfidës, kur me radhë Malinovski, Karavaev dhe Mikolenko shënuan brenda 23 minutash për të siguruar fitoren 3-0 dhe pikët e plota pas dy takimeve për këtë përfaqësuese.

Fitoja e bën Ukrainën pretendente kryesore për fitoren e grupit dhe ngjitjen në Ligën A, një ngushëllim i vogël pas dështimit në play-off përballë Uellsit që i la jashtë Botërorit 2022.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"