VIDEO / Vazhdon momenti i artë i Jasir Asanit, tjetër gol në Hungari. Këtë radhë per të mposhtur Ramadanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 19:59

VIDEO / Vazhdon momenti i artë i Jasir Asanit, tjetër gol në Hungari. Këtë radhë per të mposhtur Ramadanin

Jasir Asani duket se më në fund po gjen më shumë hapësira me skuadrën e Kisvarda në Hungari e ajo që është më e rëndësishme, po e bën si protagonist duke tundur rrjetën apo dhënë kontributin e tij në fazën sulmuese të skuadrës.

ASANI

Sot, Asani tundi përsëri rrjetën me ekipin hungarez, duke shënuar një gol të rëndësishëm në Kupën e Hungarisë ndaj MTK Budapest. Asani ishte titullar në këtë duel dhe gjeti golin e rezultatit të përkohshëm 3-0 për skuadrën e tij kur regjistrohej minuta e 44 e sfidës.

Pas një aksioni të shpejtë ai i shfaq para portës dhe nuk gaboi duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje të fortë. Kisvarda mbylli ndeshjen me fitoren 4-1, duke kaluar në turin tjetër të Kupës.


Në radhët e MTK Budapest, në 25 minutat e fundit të sfidës u aktivizua edhe mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Ylber Ramadani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"